Sali Berisha i është përgjigjur sërish edhe ambasadores Yuri Kim, e cila reagoi për incidentin e ndodhur mes ish-kryeministrit dhe Enkelejd Alibeaj dje në Kuvend.
“Lidhur me deklaratën them se është një ndërhyrje qesharake e Guvernatores. Ka marrë fund koha e lojës me kukulla. Sot ka opozitë të vërtetë. Askush nuk i dikton opozitë akuzat që duhet të bëjë dhe që nuk duhet të bëjë. Të harrojë ajo përpjekjet se mund të diktojë. Sot para mediat shpreh keqardhje por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direke në procesin gjyqësor. Kam informacion për dy burime. Së fundmi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor, që nuk ka asnjë bazë ligjore. Se kurrë sipas përcaktimit të kodit civil nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë. Unë këtu i bëjë thirrje të ndalojë hyrjet direkte në proceset gjyqësore.” tha Berisha.
g.kosovari