• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sulmon median për vizitën e Ramës në Gjermani

by Java News
28/04/2018 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha duket se ka mësuar të gjitha detajet e takimit të kryeministrit Edi Rama në Bundestag me kabinetin e kancelares Angela Merkel për të kërkuar mbështetje mbi çeljen e negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Përmes një shkrimi të gjatë, ish-kryeministri zbulon se në bazë të të dhënave të tij Rama ka “ulëritur” gjatë mbledhjes dhe se kabineti sipas Berishës i ka zbuluar maskën qeverisjes.

Ndërkohë, deputeti demokrat sulmon edhe median në vend e cila ka pasqyruar zhvillimet e vizitës së Bashës në Berlin, miqësia me deputetin e CDU-së Gunter Krischbaum dhe roli i këtij të fundit për bllokimin e negociatave.

“Rama bëri këtë megamashtrim ndërkohë që mbarë komuniteti ndërkombëtar dënoi bllokimin e drejtësisë nga ana e tij në rastin Tahiri. Ai e bëri këtë pohim pas dështimit të përpjekjeve të tij diabolike për të zëvendësuar Llallën me Tahirin për të bërtitur se është Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llallës,” nënvizon Berisha.

Më poshtë po pasqyrojmë edhe shkrimin e ish-kryeministrit i cili vjen pas raportit të Komisionit Europian që sugjeron çeljen e negociatave për Shqipërinë në qershor.

“Të dashur miq, në takimin e tij në Bundestag, me dy gënjeshtrat e turpshme që rrenacaku dymeterlik lëshoi pa u skuqur para parlamentarëve gjerman dhe ulërimat e njeriut të sfazuar, Edi Rama neveriti audiencën e nderuar sa asnjë vizitor tjetër në tre dekadat e fundit.

Se pari, pasi kërkoi të falur për fushatën e ulët shpifëse me fjalor rrugaçi ordiner të tipit të luftës së ftohte, që ai vet ndërmori dhe drejtoi me mediat e tij, horrat dhe prostitutat politike kundër kryetarit të Komitetit për Europën të Bundestagut Gunter Krischbaum, e paraqiti atë jo vetëm si vepër të shtypit të lirë të pavarur prej tij, por edhe si një akt të papërgjegjshëm të njerëzve që nuk duan integrimin e Shqipërisë n ëBashkimin Europian.

Me këtë gënjeshtër të pështire Rama veçse iu provoi atyre përfundimisht se ai ishte jo vetëm skenarsti i sulmeve të ndyra të stilit të luftës së ftohtë, por ishte njëkohësisht burrec, frikacak dhe i pakarakter.

Prandaj deklaratën e tij, deputetët e Bundestagut e hodhën poshtë me përçmim dhe ia përplasën siç e meritonte të vërtetën në fytyrë. Ata i thanë rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa është i tij sugar Fuga, Ymer Këllira apo Alban Hakmarrja etj., etj.

Sipas Radio DË deputetet gjermane mendonin me të drejtë se Rama e kishte ndërmarrë fushatën e shpifjeve si një formë presioni primitiv stalinist për të detyruar ata të mbyllin sytë para krijimit te narkoshtetit në Shqipëri, eksportuesit kryesorë të drogës në Europë, vendosjen e shqiptarëve në krye të listës për kërkesat për azil politik, korrupsionin galopant dhe lidhjen e tij me krimin, shndërrimin e Shqipërisë si qendër operacionale të krimit të organizuar, dështimin e Reformës në Drejtësi dhe përdorimin e kësaj te fundit si shpatë e partisë kundër opozitës.

Por me fushatën e tij të turpshme, Rama synonte gjithashtu që të mund të paraqesë shqiptarëve, si shkak të mos hapjes së negociatave, qëndrimet inatçore të deputetëve të Bundestagut duke mbuluar kështu dështimin e tij në plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.

Natyrisht këto janë thjesht kalkulimet e një njeriu të lig dhe dështak, të cilat morën në tempullin e demokracisë gjermane përgjigjen më të merituar.

Por kulmi i diskreditimit dhe vetëdemaskimit i Edi Ramës në Bundestag, arriti me përgjigjen që ai i dha si skllav i krimit pyetjes së e deputetëve gjerman se pse ai nuk lejoi drejtësinë të arrestojë Saimir Tahirin për akuzat që rëndonin ndaj tij!

Kësaj pyetje Rama iu përgjigj me megamashtrimin e turpshëm, të cilën nuk e kishte thënë kurrë më parë ai as dhe papagajtë e tij më të verbër në media. Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk ka asnjë imunitet. Reagimi i deputeteve gjermanë ishte i prerë. Ata i hoqën maskën Ramës duke i thënë se ai jo vetëm nuk lejoi arrestimin e Tahirit, por ndërmorri sulme të hapura kundër prokurorëve të çështjes Tahiri.

Rama bëri këtë megamashtrim ndërkohë që mbarë komuniteti ndërkombëtar dënoi bllokimin e drejtësisë nga ana e tij në rastin Tahiri. Ai e bëri këtë pohim pas dështimit të përpjekjeve të tij diabolike për të zëvendësuar Llallën me Tahirin për të bërtitur se është Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llallës.

Mirëpo kjo përgjigje e Edi Ramës në Bundestag ishte dëshmia me flagrante dhe me e pakundërshtueshme që bindi ligjvënësit dhe publikun gjerman se vet Edi Rama personalisht është skllav i dosjeve që ka Tahiri për të dhe Olsin e tij.

Jo rastësisht Tahiri këto dite ka qenë më ultimativ se kurrë në selamet e tij ndaj Ramës dhe përtej Ramës, duke e detyruar këtë të fundit të mbrojë atë në konferencë shtypi me Mogherinin dhe të mashtrojë pafytyrësisht në mënyrën më të paskrupullt në Bundestagun gjerman sikur të ishte përfaqësues i Enver Hoxhës apo i Kim Jong Un dhe jo i një vendi që kërkon të hapë negociatat me BE.

Në kundërpërgjigje të këtyre gënjeshtrave të mëdha dhe të paskrupullta, grupi parlamentar politik më i madh i Bundestagut dhe Europës, që ka votuar në 30 vite mbi 1,3 miliardë euro ndihma për Shqipërinë, mori, me direktivë partie, vendime që ndofta nuk i ka marrë ndonjëherë më parë:

1- Të refuzojë, në një akt tejet të rëndë dhe të paprecedentë, ftesën e dërguar ditë më parë të Edi Ramës për darkën e shtruar për nder të tyre nga ai në China Club.

2- Të anulojë viziten faktmbledhëse në fillim të majit të delegacionit të Bundestagut të kryesuar nga kryetari i komisionit për Europën, Gunter Krischbaum.

Shtoj këtu se kjo do të ishte vizita e 12-të faktmbledhëse e deputetëve të Bundestagut në vitet e fundit për integrimin e Shqiperisë në BE.

Këto qëndrime të miqve tanë të shkëlqyer, janë në vetvete një apel për dinjitetin e çdo shqiptari, që të dënojë sjelljen staliniste të skllavit të krimit Edi Rama dhe të bëjmë gjithçka që vendi të ecë i sigurt në rrugën e integrimit në BE!”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

ma.me

Next Post
Parashikimi i Horoskopit ditor, E Hënë më 22 janar 2018

Horoskopi, e diel 29 prill 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In