Një ditë pasi e quajti kukull, Sali Berisha ka vijuar sulmet e tij ndaj zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar.
Ai tha se qendrimet e tij në Tiranë nuk përfaqësojnë ato të shtetit amerikan, por mafien e George Soros.
Berisha nuk harroi që në stadiumin ‘Air Albania’ të sulmonte edhe ambasadoren Yuri Kim.
“Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim po sillet si guvernatore. Njësoj si ish-ambasadori sovjetik në Tiranë dikur. Dy perandori si nata me ditën. Përfaqësuesi i shtetit lëshon lëvdata pafund për narkoshtetin. A vijnë këto nga shteti amerikan? Jo këto vijnë fund e krye nga mafia e George Soros. Një ditë në maj të këtij viti DASH shpall Sali Berishën non-grata 8 vite pasi ishte larguar nga çdo rol.” – tha Berisha.
/a.r