Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”, se kreu i Partisë Demokratike mban përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet.
I pyetur për analizën e humbjes së Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se ajo është e nevojshme edhe pse po kryhet me vonesë, ndërsa theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk ishte një mënyrë e zgjuar për të vepruar.
“Kjo është një faturë. Mirë apo keq është kryetari ai i cili mban përgjegjësinë, por zgjedhjet nuk u bënë në një mjedis të lirë dhe të ndershëm”, u shpreh Berisha.