• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sulmon ashpër ambasadoren e SHBA: Guvernatorja Kim në raport me opozitën, është një McGonigal me fustan

by Java News
01/02/2023 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi akuzat ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke e quajtur ‘McGonigal me fustan’.

“Duhet të jemi të hapur. Tre persona kanë heshtur deri më sot me kodin e heshtjes. Ky është Edi Rama. Siç e dini bëri vetëm sqarimin e vetëm se e kam pasur mik në anglisht dhe jo në shqip.

Në kod, kjo ishte mos fol se nuk do të flas.

Nuk foli Lulzim Basha, dhe kur foli, përsëri me kod. Nuk përmendi dot as emrin e Edi Ramës, pengmarrësit, as të McGonigal. Shikoni se çfarë luhet në kurriz të shqiptarëve.

Nuk foli as guvernatorja Kim, e cila në raport me opozitën është një McGonigal me fustan.

Unë e di që ajo do e transmetojë këtë si një qëndrim antiamerikan. Absolutisht nuk ka asgjë antiamerikane në këtë qëndrim, përkundrazi ka një besim të palëkundur te ai vend, që vërtet ka McGonigal,por e arreston atë. Te ai vend që mbron liritë dhe vlerat, ka defektet dhe të metat, por të dytë nuk ka.

Ajo shkelmoi Kushtetutën e vendit të saj, shkelmoi Konventën e Vjenës. Këto nuk mund të jenë kurrë orientime të Amerikës së vlerave, të Amerikës së ligjeve. Të SHBA, që udhëheqin me moralin dhe frymën e tyre.

Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar.

Nuk mund të mbronte kurrë udhëzimet presidenciale, duke u treguar barin atyre që përmbysën komunizmin dhe ishin dhe janë, forca politike më properëndimore në Shqipëri.

Nuk mundet kurrsesi të etiketosh atë ndryshe përveçse McGonigal me fustan. Kujtoni mbështetjen pa kushte që u jepte ministrave të korruptuar të Edi Ramës. Miqve të McGonigal.

Kujtoni pak marrëdhëniet e saj me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, marrëdhënie të bazuara vetëm në dosje reciproke. E kam denoncuar dhe do i qëndroj deri në fund kësaj,” tha Berisha.

/s.f

 

Next Post
Albumi i këngëtares me origjinë shqiptare, i dyti më i dëgjuari në botë

Albumi i këngëtares me origjinë shqiptare, i dyti më i dëgjuari në botë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Ky monstra e vicidolit akoma mendon se eshte ne vitet e tija kure vriste e terrorizonte njerzit qe kishin kurajon ta kundershtonin.Pore fundi i monsters,se bashku me familjen e tije,qe vodhen e plackiten shqiptaret e Shqiprine,fundi i tyre po afron.Do ju merren parate e pasurite,e se fundmi do shkojne ne qelite e burgut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com