Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar në një dalje për mediat strategjinë e opozitës për rrëzimin e qeverisë.
Ai deklaroi se opozita do të vijojë betejën e saj dhe protestat kombëtare deri në rikthimin e dinjitetit të qytetarëve dhe shpëtimin e vendit.
“Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët e kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur”, deklaroi ai.












kjo strategji kunder regjimeve edhte praktik 35 vjecare per cdo humje ne votime