• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sjell Doris Pack për tryezën e “kthimit të rinisë në atdhe”: Do rihapim TikTok!

by E S
30/03/2025 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka organizuar sot (30 mars) një tryezë politike nëpërmjet Forumit Rinor, me tematikë “rikthimin e të rinjve në atdhe”.

Dy detaje që ranë në sy nga ky takim ishin: Prania e ish-eurodeputetes Doris Pack në Tiranë për të mbështetur mikun e saj të vjetër politik, që aktualisht është ‘non grata’ në SHBA dhe Britaninë e Madhe apo i pandehur nga SPAK për dosjen e aferës ‘Partizani’ dhe mbajtja e të gjitha fjalimeve nga të pranishmit në gjuhën angleze dhe me përkthim në shqip!

Nuk dihet nëse kjo u zgjodh për t’i bërë qejfin të ftuarës Pack, pasi pothuajse të gjithë të pranishmit ishin shqiptarë dhe për më tepër që tematika ishte ‘rikthimi i të rinjve shqiptarë në atdhe’.

Berisha nuk ndali sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e etiketuar me epitetin “person 2 metra i gjatë dhe me atlete të bardha”. Për të argumentuar akuzën e tij se Edi Rama nuk e do rininë, ai tha se po mbyll TikTok-un, duke premtuar rikthimin e rrjetit social pas 11 majit.

Gjithashtu mori shkak nga kjo temë, për ta akuzuar kryeministrin për babanë e tij të ndjerë, në lidhje me firmosjen e dënimit me vdekje të poetit Havzi Nela, akuzë kjo e artikuluar edhe më parë nga kreu i PD-së.

Ai mbrojti listat e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, duke pretenduar se janë 58 kandidatë, ose 30% e tyre, nën moshën 40 vjeç, për të mbuluar largimet masive të figurave historike të PD-së, veçanërisht atyre që fituan dhe Primaret.

“Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri. Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë. Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore”, tha ai duke lakuar disa emra shqiptarësh të famshëm në botë.

Berisha akuzoi Ramën se ka mbushur administratën me patronazhistë dhe militantë, duke thënë se kur mori pushtetin më 2005 vetëm 1.5 përqind të punësuar që kishin përfunduar jashtë Shqipërisë ishin në administratë dhe kur e la pushtetin shifra ishte 21%.

“Më pas ata u zëvendësuan nga militantë dhe patronazhistë, meqenëse ishin shumë të angazhuar me dijet e tyre. Njoh shumë prej tyre të cilët kanë ikur dhe punojnë në vende të tjera”, tha ai, duke premtuar më shumë të rinj në qeverisje, edhe pse vetë prej më shumë se tre dekadash është aktiv në politikën shqiptare.

Duke premtuar në program edhe mbështetje për familjet që bëhen me fëmijë të tretë, me “mbështetje financiare deri në moshën 23 vjeç”, kreu i selisë blu lëshoi akuza ndaj pasardhësit të tij. Ai akuzoi edhe për vjedhjen e programit të PD-së nga kundërshtarët.

“Edi Rama është arrogant i lindur, i urren të rinjtë dhe prandaj ata duhet që të votojmë për ta lënë atë në të shkuarën. Çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vite. Ne do të punojmë që ti rikthejmë në Shqipëri.

Kundërshtarët tanë kanë kopjuar programin tonë, por ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar dhe në këtë mënyrë e trajtojnë programin. Kanë 12 vite në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë tjetër veç se kanë dëbuar të rinjtë nga vendi”, tha ai.

Dhe në fund premtimi për rikthimin e rrjetit social TikTok. Dhe këtë e bëri duke personifikuar kryeministrin si “person 2 metra i gjatë dhe me atlete të bardha, që urren rininë”.

“Vendimi i parë do të jetë rikthimi i TikTok, pasi ky është një akt censure i bërë nga Edi Rama. Duke mbyllur Tik Tokun ai u kthye te etërit e tij. Të nderuar zonja e zotërinj, ky person 2 metra i gjatë, me atlete që duhet piktor dhe sportist në arenën ndërkombëtare, është djali i babit të tij i cili në 10 gusht 1988, firmosi varjen e poetit disident Havzi Nela. Meqenëse fjala e tij kërcënonte pushtetin e tyre, ata e varën poetin. Megjithatë djali nuk mund të jetë përgjegjës për veprat e babait, por ai duhet të kërkojë falje për dënuar atë që ka bërë babai i tij. Pra ai ka një marrëdhënie të vështirë me të rinjtë”, tha mes të tjerash kreu i PD-së.

Next Post
Shtyrja e masave kufizuese, Minxhozi: Preferoj mos krahasoj Shqipërinë me Italinë! Mund të ketë surpriza

Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë “sherifi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In