• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha sillet si një “tutor” i shantazhuar

by Mero Baze
29/06/2017 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka sot mbi shpinë peshën e një humbjeje të madhe, por dhe mbështetjen nga dy faktorë të rëndësishëm politik, Sali Berisha dhe Edi Rama.

I pari, përjetoi një periudhë vetmie dhe braktisjeje nga Basha, pas marrëveshjes së tij me Edi Ramën, por e përballoi atë me heshtje dhe një lloj frike, mos kuptohej që nuk ishte përfillur në këtë proces. Vuri maskën e tij në fytyrë dhe për 30 ditë fushatë, bënte opozitë në Facebook. Kur Basha u ‘varros’ me rezultatin më katastrofik për PD-në, bëri atë që pritej. Pasi priti  Bashën t’i shkonte në zyre, i dha rrugën se si mund të rizgjidhej, nën kontrollin  e tij. Ai mbështeti mosdorëheqjen e Bashës, quajti të vlefshëm “ngrirjen”, dhe duket hapur që është në anën e tij në këtë proces. Dhe këtë e bën jo se i dhimbset Basha, por se përmes këtij gjesti vazhdon të duket shantazhues, ndërkohë që është i shantazhuar, vazhdon të duket i plotfuqishëm, ndërkohë që është njeriu të cilit për një muaj nuk i ka rënë asnjëherë telefoni i Lulzim Bashës.

Edi Rama nga ana tjetër, për interesa tërësisht të tij, ka nevojë për Lulzim Bashën, pasi ai kontrollon tanimë grupin palamentar që nuk ka asnjë lidhje me PD, dhe do të vazhdojë Marrëveshjen për reformën kushtetuese dhe atë elektorale. Jo se një lider i ri do t’i prishte punë, por këtij ia ka marrë dorën.

Basha i është mirënjohës Ramës, që e nxori nga çadra dhe e faktorizoi si lider, duke e inkurajuar dhe duke u bërë garant i tij, për spastrimet në PD dhe krijimin e një partie personale, larg historisë, simboleve dhe identitetit të PD.

Me këto dy garanci me vete, Basha ka shpallur menjëherë garën formale në PD, ka caktuar një kufi për paraqitjen e kandidaturave, dhe kërkon të mbyllë hesapet me kundërshtarët brenda muajit.

Kundërshtari i tij i parë Eduard Selami, po përpiqet të konkurojë në emër të historisë së PD dhe mbështetjes ndërkombëtare, por kjo është e pasigurtë, sa pikë i jep në një parti, që një muaj më parë, ishte gati t’i shpallte luftë SHBA e BE, vetëm të mos cënohej Sali Berisha.

Rivalët e tjerë nuk po duken në horizont dhe janë gjetur me sa duket të papërgatitur nga fakti që Sali Berisha i doli në krah Lulzim Bashës. Ata, këtë e shikojnë si një fuqi të Berishës mbi PD, por në fakt kjo është më shumë një fuqi e Bashës mbi Berishën, pasi Marrëveshja Rama-Basha, është një lloj shantazhi mbi këdo që rrezikon pozitat e Bashës në PD.

Në këto kushte e vetmja platformë dinjitoze dhe e vërtetë që nderon një rival në këtë garë fallco, do të ishte një kandidat që godet Berishën. E verteta është se Basha po vendos për fatin e mëtejshëm të Berishës në PD, duke krijuar idenë se ai është njeriu që po vendos gjërat. Por kjo është një gënjeshtër.

Përballë Lulzim` Bashës, duhet të dalë dikush që të kërkojë bashkimin në PD, të gjithë partive të vogla, që janë shkëputur prej saj, të gjithë individëve influentë që janë përballur me Berishën dhe të jetë i qartë në distancën e tij nga Sali Berisha.

Fakti që Sali Berisha, foli sot për t’i dalë në krah Lulzim Bashës, dhe uli tonet e luftës ndaj Bashës, krijon përshtypjen, se reaksioni ndaj Bashës, vinte nga keqkuptimi se ai nuk kishte as Berishën me vete. Një qasje e tillë këtë garë, e bën dhe më qesharake betejën në PD dhe më pesimiste të ardhmen e saj.

Nëse ka një pikë, ku Berisha mbështet marrëveshjen e Bashës me Ramën, është fakti që Rama do të ishte një garant i mëtejshëm i Bashës në krye të PD dhe kjo shërben si një lloj garancie edhe për Berishën. Marrëveshja Rama-Basha, është një lloj zhantazhi i koduar mbi fatin e Berishës, të cilën ai ka gjetur mënyrën si ta respektojë, për tu dukur luajal.

Nga ana tjetër  nëse ka një pike, që Rama mbështet qëndrimin e Bashës në krye të PD, është pikërisht që përmes tij garanton “gogolin” Berisha në politikë.

Por Partia Demokratike dhe shoqëria shqiptare duhet të shikojnë përtej interesave të Ramës dhe Berishës në këtë histori. Ajo parti ka nevojë për një kryetar të ri që zgjidhet pa leje të Sali Berishës dhe po ka mundësi, edhe kundër vullnetit të tij. Nëse nuk ia del dot që ky kandidat të bëhet kryetar, le të ngelet si humbës, por do t’i shërbejë PD, më shumë se sa kjo lojë e pistë që po përsërit zgjedhjet e vitit 2013, ku Berisha nxitoi të bënte një garë fallco, për të qenë i sigurt se do kishte nën kontroll Partinë Demokratike.

Dhe në këtë garë natyrisht që do të ketë akuza dhe shpifje ndaj rivalëve. Do të ketë dhunë, siç ka nisur nga tropojanët e PD nëpër koridore dhe banditë në zyrat e SHQUP, por kjo është një betejë për t’u bërë. Partisë Demokratike, dikush duhet t’i dalë borxhit dhe ta shkëpusë nga berishizmi dhe ndikimi i tyre në politikën e saj. Nëse jo, thjeshtë ka për të vdekur dalëngadalë, duke ndjekur moshën fizike të Sali Berishës. Pa keqardhjen e askujt!

Next Post
Tjetër skandal prek Kishën Katolike, arkëtari i Vatikanit akuzohet për abuzime seksuale

Tjetër skandal prek Kishën Katolike, arkëtari i Vatikanit akuzohet për abuzime seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com