• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Berisha si Guliveri, ngatëron me dashje “liliputët” me “gjigandët”

by Roland Bejko
16/07/2026 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia? Si bileta “Gërvish e Fito”

Nga Roland Bejko

Pyetjes së gazetarit se a është gati Partia Demolratike për të fituar zgjedhjet e ardhshme me këtë ekip, Sali Berisha, iu përgjigj se; (citoj fjalë për fjalë)

“Sot ajo(PD) ka patur një ekip që nuk e ka patur kurrë më parë. Të garantoj se një ekip si ky në kopetencë dhe eksperiencë (?!), në formim, është ekipi më epror, i kësaj partie në të gjitha kohrat, dhe këtë, ju mund të mirrni, të shqyrtoni me rradhë…Në këtë ekip që ju keni sot para, ka personalitete të cilat kanë publikime në nivelet më të larta botërore. Ka prej tyre personalitete me eksperiencë të madhe në fushën e tyre, në fushën politike…, pra unë them se asnjëherë në histori një ekip si ky nuk ka patur(PD)”

Për mendimin tim, Sali Berisha në historikun e vet të deklaratave, ka bërë shumë deklarata të poshtra, por kjo është deklarata më e poshtër e tij deri më sot.

Pse?

Sepse me këtë deklaratë më kot përpiqet artificialisht t’u mbushë mendjen shqiptarëve, por dhe ndërkombëtarëve, se kjo është kryesia më e mirë në historinë 35 vjeçare që PD ka pasur ndonjëherë, pasi që është i vetëdijshëm se ai vet dhe ndërmarrja fitimprurëse që drejton, është në nivelin më të ulët të besueshmërisë së publikut. Protestat qytetare në rrugët e Tiranës, kanë mbi 40 ditë që kërkojnë largimin dhe burgosjen si të Ramës dhe të tij. Por ky vazhdon të sillet si Zhvejku. Madie në perceptimin e publikut sondazhet e nxjerin së fundmi më poshtë edhe se në vitin e rënies së tij, më 1997.

Njëherësh, i mirëmenduar, me këtë deklaratë, jo pa qëllim, Berisha ul poshtë në vlera të gjithë ishbashkëpunëtorët e tij ndër vite, të cilët publiku shqiptar i ka njohur si pesha të rënda profesionale, politike dhe shoqërore në mjedisin shqiptar në përgjithësi, dhe në mjedisin politik të PD në veçanti.
Por, Berisha nuk ua fal dot atyre personaliteteve, ishministra, ishdeputetë, ishdrejtues të lartë të PD, ishbashkëpunëtorë të tij, që sot në ditët e tij më të vështira politike, ose i kanë dalë kundër dhe kërkojnë largimin e tij, ose e kanë mbështetur, por jo mjaftueshëm sipas tij, ose kanë zgjedhur të rrinë indiferentë e të shikojnë punët e tyre. Në mendjen e tij, të tre kategoritë, i quan “mosmirrënjohësa”, sespse, gjithmonë sipas tij, ata duhet t’i jenë atij dhe vetëm atij mirënjohës për karrierat politike që kanë bërë në të shkuarën, apo dhe për benefitet që mund t’u ketë dhënë disave pushteti i tij.

Kështu që, siç i thonë një fjale, me këtë deklaratë Berisha, me një gurë vret dy zogj; nga njëra anë ul në sytë e publikut “malet” që kanë shenjuar historinë më të mirë të asaj partie, për të ngritur në kurriz të tij, “petalet” e reja, pa asnjë mendim politik të tyre, pa rekorde elektorale, por që të vetmen arsye për karrierë kanë faktin se së fundmi kanë dalë e vazhdojnë të dalin e të recitojnë në publik të njëjtat ditirambe besnikërie ndaj Bossit të tyre të ndërmarrjes fitimprurëse që quhet PD.

A ka midis tyre në kryesi njerëz që do ta meritonin të ishin aty në çdo kohë që të votoheshin?
Patjetër që po, por ama edhe këta, nëse nuk do kalonin më parë filtrin e besnikërisë së provuar ndaj “liderit histerik, dhe aspak historik”, siç thotë një miku im nga Lazarati, profesor në SHBA, sot nuk do ta gjenin veten në atë kryesi. Ky është kriteri themelor i karrierës në atë parti, dhe ky nuk është zbulimi im, pra besnikëria dhe vetëm besnikëria ndaj shefit të ngjit në karrierë.

Për ta kuptuar më mirë se kush ka qenë dhe kush është sot në krye të PD, le të bëjmë një krahasimin siç thotë vet Berisha në intervistën e tij, duke u shtrirë në kohë, për të kuptuar më mirë se “Kush” sot, ka zëvendësuar “Kë” -në e atëkohshëm…

Pra, kush nga këto “petalet” e sotme të Saliut a e zëvendëson dot qoftë si peshë politike dhe qoftë si autoritet publik psh:

Aleksander Meksi-n, Azem Hajdarin, Preç Zogaj, Teodor Keko, Gramoz Pashko, Eduart Selami, Rexhep Uka, Edmond Trako, Neritan Ceka, Alfred Sereqi, Arben Imami, Ridvan Peshkopia, Ali Spahia, Genc Ruli, Tomor Dosti, Rushen Golemi, Arben Lika…

Dhe më tej…

Pjetër Arbnorin, Leka Toton, Hasan Halilin, Uran Butka, Dash Shehi, Albina Karamitro, Afrim Krasniqi, Besnik Gjongecaj, Genc Pollo, Leonard Demi, Ariana Nati etj.

Për të ardhur te vështrimi krahasues midis kryesisë së tanishme dhe kryesisë së 2000-2005 që pregatiti dhe ardhjen e PD në pushtet në 2005-ën. Pra, kush e ka zënë sot vendin e;

Ish nënkryetarëve të PD, Bamir Topi, Jozefina Topalli, Jemin Gjana, Astrit Patozi dhe a e kanë ata peshën e tyte politiko-publike?

-Të sekretarit të përgjithshëm, Ridvan Bode?

-Të sekretarit të marrëdhënieve me mediat dhe publikun, Spartak Ngjela?

-Të Besnik Mustafait, sekretarit të marrëdhënieve me jashtë?

-Të kryetarit të FRPD, Sokol Olldashi?

-Të sekretarit ligjor, Ilir Rusmaili?

-Të sekretarit organizativ, Ilir Bano,

Kush nga këta e ka zënë vendin dhe mund ta bëjë më mirë detyrën e anëtarit të kryesisë së PD, të;
Pjetër Arbnorit, Bardhyl Londos, Visar Zhitit, Uran Butkës, Njazi Kosovrasti, Ferdinand Pone, Zana Turku, Marjeta Zaçe, Lublin Dile, Pal Dajçi, Margarita Qirko etj.

Madie kush pretendon se merret sot me organizimin dhe e bën më mirë atë punë, t’i vijnë anës, se më kot e kanë, sado të përpiqet Saliu t’i hiperbolizojë si më të mirët, askush nuk mund të krahasohet dot as me Vili Minarollin, Shaban Meminë, a Bujar Nishanin, se më e organizuar se atëherë PD e Tiranës nuk ka qenë kurrë më mirë. Dhe as që ka për të qenë ndonjëherë sepse atëherë, pa celularët dhe rrjetet sociale që përdoren masivisht sot, punët bëheshin më mirë, se bëheshin me shpirt, e jo me llogari ofiqesh e parashë, siç sot.

Madie, as Paloka ky pragmatisti i sotëm, nuk e kapërcen dot Palokën, idealistin e djeshëm, kur shërbente si zëdhënës i partisë.

As Saliu i sotëm, nuk i afrohet fare Saliut të djeshëm, për arsyet që do t’i shkruaj më poshtë.

Në listën e sekretariateve, krahas “petaleve teknologjike të Saliut”, vura re se kanë zënë vend edhe disa figura me të vërtetë të denja për pozicionet ku i kanë përcaktuar, si Ethem Aga te diaspora. Endira Bushati, te pronat. Ylli Asllani te pushteti vendor. Marash Logu te ligjori ku po maturohet përditë e më shumë, si dhe Andi Mustafaj te burimet njerëzore të cilin publiku e njeh si një i ri i mirë shkolluar, idealist, dinamik, elegant, dhe shumë pasionant. Shumë më kanë thënë se për nga pasioni që ka për politikën, dhe mënyra si e përdor verbin, më shumë u ngjan me Berishën impulsiv, se me Besnikun e qetë…Uroj që me kohë të gjej ekujlibrin e duhur për të mos u perceptuar si zgjatim rinor i frymës berishiste, kurthi ku bien të gjithë të rinjtë pasionantë dhe karrieristë. ????

Ndërsa mburja që bën Berisha për futjen e sa më shumë të rinjve, pa asnjë përvojë, por me të vetmin rekord se në debatet televizive a në foltoret e tij, kanë dëshmuar veç dashuri e besnikëri ndaj tij, është thjesht dëshmi e kompleksit që ka ai për shkak të kohës së tij 35 vjeçare në krye të PD, por edhe të moshës së tij biologjike shumë të thyer. Bashkohem me mendimin e një analisti që u shpreh ditën e djeshme te Euronews, se as fëmojët e ish politikanëve të lartë të PD që janë futur sot në kryesi, as nuk po i arrijnë, por as nuk po i tejkalojnë prindërit e tyre. Ky nuk quhet sukses, por dështim, natyrisht. Prandaj, Saliu u mundua që këtë gep, ta mbushte plot lavde sipërore për “arritje të jashtëzakonshme” të tyre në jetën politike dhe profesionale.

Dhe së fundi, jo kjo kryesi, por sikur yje të zbresin nga qielli në formë konstilacionesh e të futen në zyrat e asaj partie, gjithçka zerohet kur mendon se në krye të saj vazhdon të qëndrojë jashtë çdo rregulli statuor e moral, një autokrat me formim të qartë bolshevik, që vet vulos, vet vendos.

Shumë të mirë, të mirë, a më pak të mirë; shumë të zotë, të zotë, apo të pazotë qofshin gjithë kryesia me sekretariatet bashkë, ashtu si dhe gjithë drejtuesit lokalë të degëve, asnjë rol, apo vlerë nuk shtojnë dot në atë parti, dhe as e bëjnë dot më fituese në zgjedhjet e ardhshme, për aq kohë sa ajo organzatë të gjendet nën diktatin personal të liderit absolut, ku kriter i vetëm i karrjerës brenda saj, është vetëm një; besnikëria dhe luajaliteti ndaj liderit suprem dhe familjes së tij. Asgjë tjetër, nuk vlen, pale po të jesh shprehur diku me rezerva ndaj tij/tyre, ku policia e mendimit të ka dëgjuar dhe i ka çu fjalë madhështorit për mosbesimin se PD me të në krye nuk vjen kurrë në pushtet.

Thash më lartë se në këtë Parti, as S.Berisha që e drejton, nuk është më ai i opozitës së atëhershme. Pse?

Sepse, nëse në atë kohë Berisha petceptohej si nga ne që e mbështesnim, ashtu dhe nga publiku, si njeri “me duar të pastra”, sot, gjendet nën hetime dhe në gjykim penal i akuzuar për korrupsion. Ndërkohë, edhe më shumë e shkatëron reputacionin e tij, një pjesë jo e vogël protestuesish, të cilët thërasin përditë në shesh ptej 45 ditësh, “Rama në burg, Berisha në burg”.

Prandaj Berisha sot ka ndryshuar perceptimin optik të tillë që kodrat ku ka zgjedhur të qëndrojë ulur në politikën shqiptare, t’i duken male, ndërsa malet ku ulej dje, t’i duken fusha. Ose, në këtë kuptim, “gjigandët” e djeshëm nga të cilët rrethohej në punën e tij në drejtimin e PD dhe të qeverisë, t’i duken asgjë, ndërsa “petalet” pa peshë e përvojë politike të sotmet, t’i duken “gjigandë”. Njësoj si Gulliverit të shkrimtarit irlandez, Xhonatan Suift. (Jonathan Swift)

Pra, me një fjalë, e gjithë sa ndodhi këto ditë me të ashtuquajturat zgjedhje në PD, nuk ishte asgjë më shumë, veçse ai proçesi, kur njerëz të dëshpëruar iu drejtohen lojrave të fatit me shpresën se do fitojnë diçka në proçesin, “Gërvisht e Fito”. Natyrisht, i vetmi i fituar në këto lojra del gjithmonë dhe vetëm ai që zotëron patentën e tyre, të tjerët thjesht ndjekin iluzionin se herët a vonë do të fitojnë një ditë…

Kur ta kuptojnë se ta luash atë lojë, është thjesht humbje kohe, për secilin, do të jetë shumë vonë…

Prandaj themi që ajo gjëja tani nuk është më parti, por një ndërmarrje fitimprurëse për një grusht të vogël njerëzish që e mbajnë peng, dhe jo për të gjithë të tjerët. Të tjerët aty, janë thjesht të burgosurit e ndërgjegjes, kryesisht pengje të mirënjohjes ndaj “liderit”…

Next Post
Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kursejnë kohën, rrezikojnë jetën, këmbësorët kalojnë mbi barrierat e autostradës, nisin gjobat

Kursejnë kohën, rrezikojnë jetën, këmbësorët kalojnë mbi barrierat e autostradës, nisin gjobat

July 16, 2026
Borxhi publik zbret në 54.73%, Ministria e Financave: Niveli më i ulët që nga 2008

Të ardhurat në buxhet rriten me 12.2%, Ministria e Financave: Investimet në rritje!

July 16, 2026
U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

U plagos rëndë në aksidentin e pak ditëve më parë, ndërron jetë 7-vjeçarja në Fier

July 16, 2026
Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

Mbi 800 zjarre aktive në Kanada, tymi i dendur prek edhe SHBA-të: Alarm për cilësinë e ajrit

July 16, 2026
E vranë me karrige dhe e zhveshën, si u ekzekutua Lamçja nga Sokol Sanxhaktari

I dënuar për vrasjen e Florian Lamçes, lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

July 16, 2026
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

July 16, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump vendos tarifa 25% për produktet brazilian! Brazili kundërshton masat e reja tregtare

July 16, 2026
“Zvërneci”, eksperti: Projekti sjell 13 mijë vende pune, përfitimet ekonomike tejkalojnë rreziqet

“Zvërneci”, eksperti: Projekti sjell 13 mijë vende pune, përfitimet ekonomike tejkalojnë rreziqet

July 16, 2026
Moti i keq ‘godet’ qarkun e Kukësit! Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

Moti i keq ‘godet’ qarkun e Kukësit! Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

July 16, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Dyshime për baste me fjalimet e Trump, hetohet operatori i teleprompterit për fitime mbi 100 mijë dollarë

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In