• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha shtyn Nokën për t’u futur në zyrat e SHISH? Deputeti i PD kërkesë për kontrollin e institucionit të sekreteve

by Java News
15/10/2021 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk i ndahet Shërbimit Informativ Shtetëror si në opozitë ashtu edhe kur ka qenë në pushtet. Përpos kërkesës për ngritjen e tre komisioneve hetimore për zgjedhjet e 25 prillit 2021, çështjen ‘Becheti’ dhe incineratorët, deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka kërkuar ngritjen e një nënkomisioni me anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për të kontrolluar veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror. Noka e ka artikuluar këtë kërkesë në një nga mbledhjet e fundit të Komisionit të Sigurisë, para se të shkarkohej nga Lulzim Basha si nënkryetar i këtij komisioni, për t’u zëvendësuar më pas me deputetin Ferdinant Xhaferraj.

Nënkomisioni, nëse do të pranohet nga maxhoranca, është një mënyrë e Partisë Demokratike, për të hyrë në zyrat e SHISH dhe për t’u njohur me detaje rreth veprimtarisë së institucionit kryesor të sekreteve në Shqipëri, pasi ky organ duhet të ketë në përbërje edhe përfaqësues të opozitës.

“Propozoj që duhet të krijohet një nënkomision për kontrollin dhe monitorimin e punës, aktivitetit dhe veprimtarisë së Shërbimit Sekret Shtetëror; një nënkomision për monitorimin e aktivitetit, të punës dhe veprimtarisë së Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe një nënkomision për monitorimin e aktivitetit, të veprimtarisë dhe të punës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimit sekretet të saj”, ka pohuar Noka.

Në përgjigjen e tij, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, ka ftuar Nokën që ta formalizojë kërkesën me shkrim, në mënyrë që të shqyrtohet më pas nga kryesia e Komisionit dhe Konferenca e Kryetarëve. Por, Noka u përgjigj që kërkesën ta bëjë Naço dhe të paraqesë në Konferencën e Kryetarëve. Nuk dihet nëse Noka e ka bërë kërkesën në kokën e tij apo është shtyrë nga Sali Berisha, i cili që nga viti 1992, ka treguar një zell të papërmbajtur dhe fiksim politik për shërbimet sekrete dhe përgjimet.

Si reflektim i këtij fiksimi, Berisha ka demostruar një obsesion të vazhdueshëm për kontrollin e shërbimeve informative, duke krijuar përplasje të forta me Perëndimin, siç ishte edhe rasti kur shkarkoi në gusht të vitin 2012 kreun e SHISH, Bahri Shaqirin, duke e zëvendësuar me Visho Ajazi Lika, i cili ishte pjesë e qeverisë së tij si zëvendësministër për Inovacionin.  Berisha e përjetoi dramatikisht dorëheqjen e Visho Ajazi Lika në 2017, të cilit iu ofruar një post ambasadori.

Nga ana tjetër, Noka është shfaqur si një nga mbështetësit më të zjarrtë të Berishës, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar të PD-së, si reflektim i një kërkese ultimative të amerikanëve, të cilët kanë shpallur Berishën dhe familjen e tij non grata për korrupsion, shantazh dhe minim të demokracisë. Disa ditë më parë, Lulzim Basha e shkarkoi Nokën si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, duke e paralajmëruar për përjashtim nga grupi parlamentar të PD-së, për shkak të përsëritjes së akuzave të Berishës në mbledhjet e grupit të PD-së dhe shfokusim të aksionit opozitar./shqiptarja.com-Adriatik Doçi

Next Post
VOA: “Rriten viktimat, por ulen ndjeshëm infektimet në Shqipëri”

Rriten fatalitetet nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: 10 humbje jete dhe 441 raste të reja në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In