• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Shqiptarë armatosuni! Tahiri: Thirrje kriminale, prokuroria ta ndjekë penalisht

by Java News
21/04/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të armatosen si një shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë, që sipas atij është e lidhur me krimin. Deklarata e Berishës ka sjellë një reagim të menjëhershëm të Ministrit Tahiri, i cili nga foltorja e parlamentit, e ka cilësuar skandaloze dhe kriminale thirrjen e ish kryeministrit.

Tahiri tha se më e pakta që duhet të bëjë prokuroria është ta ndjekë penalisht pasi thirrjet ndaj popullit për armatosje janë krim i ndëshkueshëm penalisht. Tahiri gjithastu tha se PD të nisë menjëherë një komision hetimor për të vërtettuar akuzat ndaj qeverisë për Emiliano Shullazin me kushtin që në fund, kush nuk ka bërë detyrën, të largohet.

“U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni! Po Po, të armatosen si amerikanët, sepse me këtë organizatë kriminale nuk ka siguri, nuk ka qetësi.”- tha Berisha.

Në kundërpërgjigje Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri e ka cilësuar si skandaloze dhe antiligjore thirrjen e Berishës, duke shtuar se prokuroria do të duhet të marrë masa urgjente për këtë thirrje.

“Nuk e di sesi ky parlament vazhdon kur një ish kryeministër i bën thirrje popullit që të ngrihen në armë! Nuk e di a ka dicka më kriminale se kaq dhe besoj se prokuroria do të bëjë veprimin e duhur, sepse është vepër penale të bësh thirrje për ngritje me armë! Kjo është mendësi e vjetër. Kjo nuk ndodh në vendet demokratike por në ato të botës së tretë. Keni guximin dhe në fund të jetës politike që të bëni thirrje popullit për armatosje! Ju që coheni për një flakë shkrepse, pse nuk coheni për ta kundërshtuar këtë thirrje?! Pse nuk coheni këtu ta denonconi dhe të distancoheni, të thoni se JO, ai nuk përfaqëson Partinë Demokratike!

Çohu këtu zoti Patozi, ke qenë kryetar i grupit të PD-së! Ky parlament nuk mund të durojë një ish kryeministër që i ka hypur këtij vendi në qafë për 25 vite! Më e pakta prokuroria do duhet ta ndjekë penalisht! Më e pakta! ”- tha Tahiri.

……………..

 Berisha sulmoi Ministrin e Brendshëm  Tahiri, duke e akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të tij, vetëm për t’ia hedhur fajin Gjutave. Sipas Berihsës tritoli u vu nga Emiliano Shullazi.

“Për tritolin tek farmacia e kontrabandistin u arrestuan 7 vetë, por vetëm një mendje idioti mund të thotë se 7 vetë u morën me vendosjen e një tritoli. Po të jenë 3 e marrin vesh 13, por të jenë 7 e marrin vesh 70, këtë nuk e hante kush. U arrestuan të gjithë Gjutat, edhe Bruka, unë nuk njoh asnjë prej tyre dhe kërkoj ndjesë që po i përmend këtu. Ec procesi, ngec procesi. Bashkim kontrabandisti tha ata më janë vendosur për shkak të detyrës së djalit tim. Djali i tij që kishte arrestuar 7 vetë. Një ditë prej ditësh prokuroria i liroi të gjithë ata. Prokuroria e kishte kërkuar Saje Qorrin hajde dëshmo, nuk shkonte, pse nuk shkonte, sepse Gjutave iu kishte dërguar Shullazin. Saje Qorri i dërgoi Emilin Vladimir Gjutës disa herë dhe zhvilloi negociata të mëdha që ta mbyllim këtë punë, sepse Emili e kishte vendos vetë. Përse u arrestuan Gjutat, sepse përpara zgjedhjeve në bllok e kishin shtri përtokë Saje Qorrin. Dhe tani Saje Qorri u bë me krahë duhet tu bënte rremën gjatave dhe për tu bërë rremën gjatave duhet të vendoste me Emilin e partisë. Nëse se kishte vendosur vetë tritolin me Emilin, shkonte në prokurori”- deklaroi Berisha.

Berisha e ka cilësuar Shullazin si numrin dy të qeverisë.

“Ky Shullazi është rasti i rradhës. Duhet ta pranojmë se me lidhjet e tij direkte me Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm ai ishte defacto nënkryetari i kësaj qeverisje. Emiliano Shullazi meqenëse përmendet në kohën e qeverisë sime, është arrestuar katër herë, në një kohë kur ishte së bashku me Dritan Dajtin me të cilin ti mbaje lidhje të ngushta. Ndërsa Emili yt është arrestuar jo një po 4 herë në një kohë kur prej tre vitesh atij i është dhënë një imunitet absolut. Ai bën ligjin në Ministrinë e Brendshme, në policinë e Tiranës dhe ka vendosur edhe terrorin në portin e Durrësit. Këtu kam me dhjetëra e dhjetëra fotografi të ushtrisë së Shullazit të armatosur me të gjitha llojet e armëve, nga snajper tek armët e tjera! Ja ku e keni sesi ruajnë! Cfarë ndodhte në lagjen e tij?! Terror i paparë! Dëshimra trodnitëse kam, nga oficerë policie!”tha më tej Berisha.

Next Post

Lirimi i hapësirave, Veliaj paralajmëron kundër “zgarave e zhurmave”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In