• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Berisha ‘shqetësohet’ për vizitën e Ramës në Kiev: Përjashtoi nga delegacioni Peleshin dhe Xhaçkën

by A R
15/06/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Kiev. Ai është ndalur tek personat që e shoqëronin kreun e qeverisë, por edhe ata që nuk kishin shkuar.

Sipas Berishës, Rama përjashtoi nga udhëtimi ministrat Peleshi dhe Xhaçka sepse e dinte që në bisedime Zelensky do t’i ngrinte çështjen e qëndrimit të tij të dyfishtë ndaj agresionit rus në Ukrainë.

“Rama shkoi në Ukrainë i shoqëruar vetëm nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skëderbuçit. Nga udhëtimi u përjashtuan ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe e Jashtmja, Xhaçka. Udhëtimi i këtyre të fundit u refuzua nga vetë Rama. Kjo, sepse ai e dinte se në bisedime Presidenti Zelenski do t’i ngrinte Ramës çështjen e qëndrimit të tij të dyfishtë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës. Dihet se Shqipëria nga njëra anë ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusisë, por nga ana tjetër, Edi Rama pranon turistët rus vrasës, përdhunues dhe pengmarrës në luftën në Ukrainë, të cilët vijnë nga Beogradi në Shqipëri për pushime dhe energji të reja për t’u kthyer më pas në front dhe vazhduar genocidin e krimet kundër njerëzimit, kundër qytetarëve të Ukrainës”, është shprehur Berisha në një postim në Facebook.

Sipas Berishës, Rama ka lejuar ankorimin misterioz të anijeve ruse në portet tona.

“Këto bisedime nuk mund t’i dëgjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer në Shqipëri, gojët e tyre që nuk mbyllen kurrë, do të zbardhnin çdo gjë. Duke përfunduar, dënoj me ashpërsinë më të madhe politikën dy-fytyrëshe të Edi Ramës ndaj Ukrainës dhe kërkoj që kjo politikë të marrë fund menjëherë”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
“Ta mendojnë mirë kur të martohen”, deputeti i Lushnjes godet sërish: Divorci sot zgjat dy vite…

“Ta mendojnë mirë kur të martohen”, deputeti i Lushnjes godet sërish: Divorci sot zgjat dy vite...

Comments 2

  1. Baca says:
    4 years ago

    Doktor, beji me fine genjeshtrat! Nuk jemi ne vitet ’91 apo ’96. Sot njerezit kane burime pafund nga ku marrin info. Ministri Peleshi eshte sot ne Bruksel ne takimin e MM te 50 vendeve anetare te NATO-s e partnere. Pra nuk mund te jete njekohesisht edhe ne Kiev edhe ne Bruksel!

    Reply
  2. Tim says:
    4 years ago

    Problemi është se “Qeni i tërbuar”, di vetëm të lehi me egërsi, vënd e pa vënd, se s’e lë mikrobi që ka brënda, dhe n r.se nuk e qëllon me gurë, ai nuk largohet, dhe do të vazhdojë të lehi, duke skërmitur dhëmbët e duke lëshuar jargët…!

    Reply

Leave a Reply to Tim Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In