• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha shpreson te sindikatat: Futuni në grevë të përgjithshme, që të vij në pushtet unë dhe Ilir Meta

by A R
22/09/2022 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha u ka bërë thirrje sot mësuesve, studentëve, mjekëve dhe pedagogëve të ngrihen në greva të përgjithshme për kushtet e vështira ku mësojnë dhe punojnë.

Duke folur në Parlament, ai tha se biznesi dhe qytetarët duhet t’i bashkohet grevave të përgjithshme.

Sali Berisha:

Koha ka ardhur që ne kësaj qeverie ti tregojmë vendin. Jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë me guxim dhe kurajo të mbrojnë interesat e tyre, të mbrojnë nënçmimin, përçmimin që u bën kjo qeveri. Janë të vetmit mësues në rajon që 8 vite, jo vetëm që nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin pësuan ulje të ndejshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë, kur duhet të jenë njerëzit më të nderuar për misionin fisnik. q

Një mësues, qoftë edhe i ekselencës, por për shkak të bindjet e tij duhet të presë 7-8 vite për tu sistemuar. U bëj thirrje sindikatave që të organizojmë grevën më të fuqishme. U bëj thirrje mjekëve që e shohin sistemin që po rrënohet, mjekë të shkëlqyer që po largohen nga vendi, sepse janë njerëzit më të keqpaguar dhe keqtrajtuar, cila mbetet: greva, greva dhe para së gjithash greva.

I drejtohem këtu biznesit të vogël që ka një armik të vërtetë në këtë qeveri, e cila pritet fundin për 2 muaj tu vendosë 23%, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni është të ulen qepenat, grevë e përgjithshme.

U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep mashtrimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. Ne jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë qytetarët.

U bëj thirrje pedagogëve të universiteteve të ngrihen fuqishëm, të mos lënë një copë injorant tu përmendë rrogën dhe dijet. Ky nuk është i denjë as për mësues vizatimi. i bëj thirrje sindikatës të qëndrojë fuqishëm.

U bëj thirrje policëve të vërtetë të shtetit, të cilëve nuk u paguhet asgjë nga mundi dhe djera që derdhin, që mashtrohen nga mëngjesi deri në darkë. Koha thërret, ora po vjen. Ne duhet të jemi në lartësinë e duhur dhe jo të vajtojmë. U bëj thirrje taksistëve dhe të gjithë qytetarëve që drejtojnë makina të mos pranojnë këtë tirani çmimesh nafte, por të ngrihemi.

U bëj thirrje qytetarëve socialistë dhe demokratë të ngrihemi se kjo që ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Next Post
Presidenti i ri, Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme

Mediu kundër primareve brenda PD-së për zgjedhjet lokale: Nuk funksionon...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com