• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, shpresa e vetme e Moskës dhe Beogradit për destabilizim

by Spartak Ngjela
11/10/2021 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela 

Gjendja politike në Shqipëri po ndiqet me shpresë në Beograd dhe në Moskë.

Dhe përsëri shpresa e tyre po mbështetet në një galloshe të vjetër antikombëtare: Sali Berisha.

Në fakt, ata po kanë një shpresë të kotë për destabilizimin e Shqipërisë, dhe, shpresojnë kot, sepse Berisha nuk krijon dot destabilizim në Shqipëri.

Por…

Ende nuk po kuptohet gjë në Shqipëri: Berisha me turin e tij kundër politikës amerikane nëpër dhoma të mbyllura; kujt i drejtohet si interes, cilës shtesë dhe me çfarë programi? Ai nuk po transmeton dot asnjë ide; veç klithmave primitive.

Nuk po i shkon asnjë intelektual; vetëm fisnia Berisha e rrugëve. Ndërsa Berisha nuk po thotë dot asgjë, po media, nuk e di këtë?

Berisha është në vështirësi, sepse, që të rrëzojë Bashën, duhet të zbehë Amerikën në mendjen e shqiptarëve.

Kurse Aleksandër Vuçiç po e ndjek me shumë shpresë turrin fisnor të Sali Berishës, por nuk po sheh masivitet dhe është i mërzitur. Se është budalla, po ku e di Aleksandri se çfarë është Shqipëria!

Po mirë mo Aleksandër; ende nuk po e kupton ti që lufta kundër shqiptarëve po ju falimenton!!!

Po Basha, me aktin e tij antiberishë ai vrau veten; apo ringjalli Bashën e vdekur? Ai ringjalli Bashën e vdekur. Në fakt Basha në Partinë Demokeatke deri në çastin që përjashtoi Saliun nga Grupi Parlamentar, ka qenë një xhep fals. Ishte vetëm kryetar por nuk drejtonte dot asgjë. Tani është kryetar i fortë, sepse atë që nuk e bënë dot themeluesit e Partisë Demokratike, ky e bëri në 20 minuta.

Po Saliu; ku kërkon të arrijë? Asgjë. I kanë kërkuar destabilizimin e Shqipërisë, por, a e di ky Sali ziu se bazat e ushtarake amerikane për stabilitetin e Shqipërisë po instalohen në tri baza?

Po ku kupton Saliu! koshinca e tij primitive dhe fisnore njëherësh, nuk e lejoi kurrë që ky individ të hyjë në qyteterim. Prandaj ndërmerr një tur mjeran kundër politikës amerikane, dhe ku? Në Shqipëri. (!)

Primitivizmi nuk i kupton dot forcat lëvizëse të qytetërimit; dhe Berisha qetësohet nga klithmat e përkrahësve që nuk kanë lidhje me qytetërimin dhe qytetarinë.

Kurse politika amerikane hodhi edhe një hap më tej, në lidhje me goditjen e Berishës, ajo po e kalon në votim Parlamentar statusin non grata të dalë kundër Sali Berishës.

Po mbas kësaj, çfarë mund të ndodhë?

Situata e Saliut do jetë shumë e vështirë; se Kongresi Amerikan nuk i mban të fshehta provat e krimit Berisha.

Atëherë?

Ato, si prova, do të dalin në shtypin amerikan, se vendimet e Kongresit Amerikan janë transparente kundrejt opinionit publik amerikan.

Atëherë; çfarë pritet të ndodhë?

Prisni dhe shikoni…

Next Post
Ish-zv.ministri “thumbon” Berishën: S’duheshin shitur hidrocentralet. Sa energji prodhon Shqipëria e pse po rriten çmimet

Ish-zv.ministri "thumbon" Berishën: S'duheshin shitur hidrocentralet. Sa energji prodhon Shqipëria e pse po rriten çmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In