Teksa Shqipëria ka prishur marrëdhëniet me Iranin, Sali Berisha ka ardhur me një tezë të re. Ai thotë se paratë e Iranit po hyjnë në Shqipëri dhe këtë e lidh me inceneratorin. Prova? Sigurisht që jo! Thjeshtë shpikjet e radhës të Sali Beirshës!
Sali Berisha: A e dini që Veliajn 67% e shqiptarëve e quajnë fallsitet, vjedhës, gënjeshtar plus edhe tani i ka dalë afera e Iranit që është një aferë shumë e rëndë. Jo vetëm ka qenë, por është marrë edhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shumë shqetësim në ata që e kanë diktuar se ai bënte vizitë dhe që na informuan ne në 2008-ën. Ai ka shkuar dhe ka ngjallur shqetësim. Veliaj është pyetur për vizitën e tij në Iran, por problem është që pas kaq vitesh dalin pronari i inceneratorit të Tiranës, i lidhur me ish-komandantin e pas Daranit. Unë këtu ka ca foto. Paratë e Iranit po hyjnë në Shqipëri.
Erion Veliaj ka shkuar strikt për qëllime personale, sepse një lidhje e fortë e ka çuar atë në Teheran në mënyrë të përsëritur. E paralajmëroj se mirë është që të bëjë transparencën. Ajo që më shqetëson është se na u kthye djegësi në Teheran tani dhe se zotëria italian nga Dubai informoi shqiptarët se hekurishtja që ishte blerë në Kostancë po paguhej me para të Iranit. Ata që firmosën kontaktën për Tiranë, ata deklaruan se do të investojnë 130 milionë Euro, ata nuk kishin asgjë. Ata kanë gjetur si rrugë kryesore për të kërkuar para tek MAPNA e Iranit sepse ish-presidenti i saj është i lidhur me shtetin. Dyshimet është se këtu po hyjnë para të Iranit sepse këta që kanë marrë për ta ndërtuar inceneratorin nuk kanë para. Unë jam këtu për interesin e vendit tim.
Ekzistojnë të dhënat se para të Iranit po hyjnë në Shqipëri. Ky shkonte dhe vinte në Teheran në 2007 dhe 2008, se pse shkonte nuk e di. Kompania ka në kontratë se do të investojë 130 milionë Euro, por nuk i ka dhe ata i janë drejtuar Iranit. Këto që unë po them janë 100 për qind të vërteta. Angazhoi shërbimet iraniane për të fallsifiuar lajmet që i kanë bërë disa herë, Erion Veliaj ka një problem madhor.
/a.r