• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha vazhdon spekulimet, shpërndan “një përgjim” të Ramës

by
05/05/2015 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Berisha ka postuar mbrëmjen e së martës në Facebook një material audio ku dëgjohet kryeministri Edi Rama duke biseduar, me sa duket, me koordinatorët socialistë të zgjedhjeve.

Sipas Berishës, në audio duket qartë se Rama po u kërkon drejtorëve të mbushin kutitë e votimit. Në fakt, në materialin audio, Edi Rama degjohët të thotë “T’u kërkojmë drejtorëve sesa kuti do të kenë në përgjegjësi”. Me sa duket, kreu socialist kërkon garanci për ruajtjen e kutive.

E megjithatë, “Java News” kujton se më 23 Prill, Rama ka bërë një deklaratë të qartë ku “drejtorët”janë individë operacionalë të anagzhuar në zgjedhje, dhe jo drejtorë administrate.

Por, a po spekulon sërish Berisha, siç bëri ditë më parë me një fotografi të Erion Veliajt?
Ja deklarata e datës 23 prill

“Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit Partia Socialiste do të ketë një organizim të veçantë, përmes ngritjes së shtabeve qendrore për secilën prej 61 Bashkive të reja. Pjesë përbërëse e këtyre shtabeve do të jenë deputetët e zonës, kryetarët e degës së Partisë Socialiste, si edhe drejtorët operacionalë dhe përgjegjësit e qendrave të votimit. Emërimi i drejtorëve operacionalë për çdo bashki synon të përmirësojë funksionimin e strukturave lokale, të cilat në këto zgjedhje do të duhet të funksionojnë në bazë të ndarjes së re territoriale. Gjithashtu, përgjegjësit e qendrave të votimit do të kenë detyrë specifike nxitjen e pjesëmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Socialiste. Organizimi i ri zgjedhor i forcës politike më të madhe në vend do të drejtohet nga Eduard Shalsi, menaxheri kombëtar i fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.”

 “Java News” sjell më poshtë postimin e Berishës në Facebok si dhe materialin audio të shpërndarë prej tij.

Postimi i Sali Berishës:

Keto jane zgjedhjet qe do te beje Edi Rama. Degjojeni nga goja e tij!!

Te dashur miq, Edi Rama pohon me gojen e tij ne kete audio se meritokracia qe premtoi eshte thjesht nje shker…. craci e Driteroit. Ky regjistrim deshmon se si shperdorohet, keqshfrytezohet sot shtetit,dhe resurset shteterore ne nje fushate politike per interesa strikt partiake, duke shkelur keshtu haptas dhe ne menyre flagrante parimin e zgjedhjeve te lira. Ju lutem degjojeni vete ketu me poshte me zerin e tij Edi Ramen teksa u kerkon drejtoreve te shtetit te mbushin kutite e partise……. ! sb

Next Post

Juventus galaktik gjunjëzon Realin e Madridit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com