• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha shpërbleu me post drejtori Haki Hoxhën, i kallëzuar për vrasjen e 4 vëllezërve Haklaj! Pjesë e grupit edhe Lumneshi, transaksione me Shkëlzenin

by Java News
29/04/2023 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Motra e madhe e vëllezërve Haklaj, Aishe Haklaj, deshmoi dje për më shumë se sa 12 orë SPAK mbi një sagë krimesh nga Tirana deri në Tropojë, përfshirë edhe vrasjen e katër vëllezërve të saj, Shkëlqim, Halil, Fatmir dhe Ylli Haklajt, disa atentate me mina, djegie dhe hedhje në erë me tritol të kullës së Haklajve, dhunim varresh etj. Në kallëzim penal që Muharrem dhe Zylfije Haklaj kanë referuar në SPAK në 7 shtator 2020, Sali Berisha akuzohet si nxitësi, orkestruesi dhe financuesi i vrasjes së katër vëllezërve Haklaj dhe njerëzve të tyre. Në kallëzim, por edhe në investigime mediatike si dhe në një raport sekret të Shërbimit Informativ Shtetëror, Haki Hoxha akuzohet si kreu i grupit që goditi Haklajt, sipas kallëzimit, për llogari të Berishës.

Lista e të kallëzuarave kryesohet nga Sali Berisha, duke vijuar me Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Haki Hoxha, Tahir Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Çut Neza, Sadri Neza, Xhaferr Hoxha, Medi Hoxha dhe Guxim Byberi. Për sagën e krimeve të rënda nuk ka asnjë të ndëshkuar deri më sot nga drejtësia. Ka vetëm regjistrime penale dhe mbyllje dosjesh.

I konsideruari nga një raport sekret i SHISH si kreut i grupit, Haki Hoxha, është shpërblyer nga Sali Berisha pasi erdhi në pushtet në vitin 2005, duke e emëruar drejtor i Zjarrfikëses në Tiranë. Hoxha e ka mbajtur këtë detyrë deri në vitin 2013, kur Berisha u larguar nga pushteti. Sigurisht që Haki Hoxha prezumohet i pafajshëm në mungesë të një vendimi gjykate. Por është një praktikë e zakonshme e Sali Berishës shpërblimi me poste publike të personazheve të akuzuar për krime të rënda, si vrasje dhe zhdukje të kundërshtarëve të tij politikë.

Berisha shpërbleu Arben Sefgjinin, i arrestuar në 2003 si i implikuar në zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha nga SHIK-u famëkeq. Fillimisht Berisha e emëroi Sefgjinin drejtor të Përgjithshëm të Përmbarimit dhe më pas drejtor të Përgjithshëm i Tatimeve. Berisha nuk e largoi as kur Sefgjini ishte në arrest shtëpie, fakt i cili u bë objekt i kabllogrameve që Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit. Përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë u skandalizuan nga fakti se si drejtuesi i një prej degëve më të rëndësishme të qeverisjes ushtronte detyrën nga arresti shtëpiak dhe Berisha nuk e zëvendësonte. Berisha shpërbleu me post edhe vetë ish kreun e SHIK-ut famëkeq, Bashkim Gazideden. Pas vdekjes, Xhelal Mziu i vendosi një rruge në Bathore emrin e Gazidedes.

Duke u ndaluar tek hetimet e SPAK-ut për vrasjet në Tropojë, i kallëzuar rezulton edhe Myftar Lumneshi, një biznesmen pranë Sali Berishës. Myftar Lumneshi është vëllai i Rasim Lumneshit, ish mik personal i Sali Berishës, mbështetës i zjarrtë dhe sponsor i PD-së. Lumneshi u vra në mes të Tropojës më 2 prill 2002.

Haklajt kishin dyshime se Rasim Lumneshi kishte gisht në disa atentate ndaj tyre, përfshirë edhe ndaj vëllait të vogël, Yllit. Ata dyshonin se Lumneshi, pasi ishte bashkuar me kundërshtarët e tyre dhe me Berishën, kishte sponsorizuar atentatet ndaj tyre. Për vrasjen e Rasim Lumneshit është dënuar Zylfije Haklaj, e njohur si ‘Shota e Haklajve’. Zylfije Haklaj, e cila ka marrë azil në Suedi, në disa intervista, as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar krimin e rëndë.

Më herët, Lumneshi kishte qenë mik me Haklajt, por ndërhyrja e politikës dhe Sali Berishës, besohet se solli grindjen. Myftar Lumneshi, vëllai i Rasim Lumneshit, u akuzua nga Lulzim Basha si personazh me të shkuar të errët, i rreshtuar në krah të Berishës, madje edhe të tentativave të Berishës, për të marrë me forcë selinë e PD-së.

Myftar Lumneshi rezulton se i ka blerë Shkëlzen Berishës një apartament dhe garazh tek ETC-ja në Tiranë për 600 mijë euro. Këtë pasuri, Shkëlzen Berisha e kishte blerë në vitin 2013 për 346 mijë euro. Ky transaksion tregon për lidhjet e afërta të Familjes Berisha për grupin që akuzohet nga Familja Haklaj për vrasjen e 4 vëllezërve si dhe për krime të tjera. Në janar të vitit 2022, deputeti demokrat Gazmend Bardhi tha se Myftar Lumneshi ishte një trafikant droge që po shoqëronte Berishën për të marrë me dhunë selinë e PD-së./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post

Dy qëndrimet që zhburrërojnë Berishën përballë SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In