• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha shkruan për Vjenën: Shqipëria në Samit si problematike

by Java News
27/08/2015 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Berisha ka shkruar mbrëmjen e sotme në Facebook sa i përket pjesëmarrjes së Shqipërisë në Samitin Ballkanik të Vjenës.

Berisha shkruan se Edi Rama shkoi në Vjenë si dështak, ndërsa thekson se bëhet fjalë për një samit historik për rajonin.

Postimi i plotë i Berishës:

Samiti i Vjenes ishte historik per Ballkanin!
Por Edi Rama shkoi ne Vjene si deshtak, qendroi si shtiak dhe u kthye pa pantallona, cullak!!

Te dashur miq, Samiti i Vjenes perfundoi. Ai ishte nje ngjarje historike per Ballkanin. Per dy dite me rradhe ne kryeqytetin e Austrise u zhvillua nje dialog shume i rendesishem i niveleve me te larta midis BE dhe vendeve te Ballkanit. Aty u diskutua dhe per probleme te rendesishme infrastrukturore me impakt te vertete pozitiv per vendet tona. Por ne dallim thelbesor nga Samiti i Berlinit, disa nga vendet e Ballkanit, mjerisht Shqiperia ne krye, shkuan aty si nje problem madhor ne krizen e azilkerkuesve, krizen me te rende me te cilen perballet Europa e Pasluftes se Dyte Boterore.

Keshtu qe, e shnderruar ne nje problem tejet te mprehte per Europen, Shqiperia shkoi aty me e pabesueshme dhe me shqetesuese per BE se sa kurre ne keto 20 vite. Kjo eshte arsyeja qe i vetshpalluri “lideri” i Ballkanit, Edi Rama, shkoi ne Vjene si deshtak, qendroi aty se shtiak, rrahu gjoksin per suksese imagjinare por doli siç eshte, paranojak, kercenoi se eshte furioz dhe mund te hape probleme por i rane pantallonat (por jo ne stadium, po ne salle) per te mos thene ai u kthye cullak.

Ne Samit, perveç disa shpotive ndaj ekspozes se tij iluzive dhe kercenuese, nuk ja vari njeri. Per Ramen ne kete Samit tingellonin aktuale vargjet e Pashko Vasos “te shkone bota sypri e me kamë te shklet, nje fjale te mire kerkush nuk ta flet”. Por Rama kishte bere nje gje shume te mire, kishte degjuar Fugen dhe kishte anulluar marrjen e mediave te tij ne Vjene, nderkohe kishte porositur Mr. Klliren dhe çunat e Hakmarrjes ta qetesonin dhe ngushellonin pak ne gazetat e tyre duke e mbrojtur nga sulmet e Berishes!!

Next Post

Princi Saudit blen apartament 28 milionë $

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com