• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha shkatërroi sistemin që duhej të ngrinte ndryshe”/ Çavo për situatën në PD: Basha s’është lider, të largohen të dy

by Java News
18/01/2022 23:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesoreshë Zamira Çavo ka qenë e ftuar këtë të martë në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News për të folur për situatën politike në vendin tonë.

Sipas Zamira Çavos, ish-Kryeministri Sali Berisha shkatërroi sistemin që duhej të ngrinte ndryshe pas vitit 90, me qëllimin e vetëm për të krijuar një mënyrë që të rrinte gjithmonë në politikë pavarësisht gabimeve.

Ndër të tjera, ajo thotë se sot jemi në këtë situatë në PD përshkak se nga njëra anë kemi Berishën me problematikat e veta, por nga ana tjetër kemi Lulzim Bashën i cili nuk e ka stofin e liderit ende.

Çavo sugjeron që PD të riformatohet dhe të ikin si Basha ashtu dhe Berisha, por ajo thekson se kjo gjë nuk do të ndodhë. Përkundrazi, situata do të përshkallëzohet, shton ajo.

Flet Zamira Çavo

Me shpirt shpresoj, uroj dhe besoj që ky akt të jetë akti i fundit i tranzicionit shqiptar. Kemi 30 vite që përsërisim të njëjtat skena. Shqiptarët kanë ardhur në një moment o do reflektojnë tani ose nuk do reflektojnë kurrë. Kjo parti Demokratike dhe partia Komuniste që u kthye në PS janë parti pa ideologji. Po të shikosh PD-në, prandaj shpresoj që shqiptarët t’i thërrasin mëndjes këtë radhë. Po marr 3 eksponentë, po marr të ndjerin Gramoz Pashko, të ndjerin Azem Hajdari, dhe Sali Berishën. Njëri vinte nga bota akademike dhe kishte atë vizionin çfarë do bëhej.

Ai tha “çeku i bardhë”, shkatërroni, digjni se bota do na ndihmojë. Filloi filozofi e shkatërrimit, sepse gjithçka ishte e komunizmit dhe jo djersa jonë. Azem Hajdari e ngriti flamurin e tij me idenë komunistët në litarë. Ishte Sali Berisha i pari, unë, të tjerët. Nuk pati ideologji. Mendoj se ai udhëheqës 30-vjeçar i PD-së Sali Berisha, në ato momente, i ndodhur përballë komuniztëve në litar dhe të shkatërrojmë gjithçka nga komunizmi, u bë ekstremi i komunizmit pa hequr dorë nga realiteti klanist komunist. Ne e kemi idenë komuniste klaniste. Ky e përforcoi. 

Në 30 vite, si Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Fatos Nano, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë forcuar këtë ideologji klaniste-komuniste. Sali Berisha përshkak të karakterit të tij, ndoshta të fëmijërisë, ndoshta të mënyrës si ka kaluar jetën e tij, me idenë e të qenurit prezent, për të përfituar nga çdo situatë, ka bërë servilin, ka bërë të fortin dhe të dhunshmin, ka shkatërruar, e them me bindje, gjithë sistemin që duhej ngritur ndryshe. Si Hajdari, si Pashko ikën nga kjo jetë, dhe Sali Berisha kërkonte të gjente një mënyrë të qëndrojë në politikë pavarësisht se bënte gabime. Në 8 janar, Berisha zgjodhi dhunën se është e vetmja mënyrë për të tërhequr ata që ka pas vetes.

Edhe në 30 vite demokraci shqiptarët nuk mësuan ende çfarë është demokracia, sepse nuk kanë faj, sistemi ynë nuk e ka këtë ndjenjë. Kemi një Berishë nga njëra anë, por kemi dhe një Bashë nga ana tjetër që nuk ka stofin për të qenë lider partie. Demokratët kanë 3 mandate që nuk vijnë në pushtet dhe mundohen të kapen atje ku është një hallkë. Mirë do të ishte që PD të riformatohet, që të hiqen Basha dhe Berisha. Por asnjëri dhe as tjetri nuk hiqen. Situatën e pres që do të agravohet./m.j

Next Post
Xheisara largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Xheisara largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In