• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Vrasësi i grave Dan Hutra mblodhi vota për Rakip Sulin

by A R
26/05/2023 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, ka bërë publike një mesazh nga një qytetar në Kamëz.

Bazuar në këtë mesazh që i ka ardhur nga një qytetar, identitetin e të cilit nuk e bën të ditur, Berish thotë se referuar tij, Dan Hutra mblodhi vota për Rakip Sulin, kandidatin e zgjedhur në krye të Bashkisë Kamëz.

Mes të tjerash, Berisha citon mesazhin që i ka ardhur, në të cilin mes të tjerash i thuhet se një rruge në Kamzë do i vihej emri i Dan Hutrës.

Berisha lexon mesazhin ku i thuhet se pas vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave në Tiranë më 1 Mars 2023, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës.

Sali Berisha: Këto ishin specifika të papara përveçse dy-tre në raste të caktuara, në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Unë, në vazhdën e denoncimit të farsës të tmerrshme elektorale të 14 Majit, do ju sjell një rast këtu. Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin.

Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime. Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin. Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit.

Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes. Ju informoj se në takime të tjera, do ketë fakte të tjera, thellësisht tronditëse, që dëshmojnë manipulim në shkallë të paimagjinueshme të procesit zgjedhor.

/a.r

Next Post
U akuzua për spiunazh në Gramsh, ukrainasi: Nuk mund të kthehem në vendin tim, s’jam kriminel

U akuzua për spiunazh në Gramsh, ukrainasi: Nuk mund të kthehem në vendin tim, s’jam kriminel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com