• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha “shfrenon” fantazinë, akuzon Ramën e Veliajn, se kanë vrarë Kastriot Myftarajn

by Java News
14/07/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, komentoi këtë pasdite në Parlament vdekjen e publicistit Kastriot Myftaraj.

Duke e cilësuar një vrasje shtetërore, Berisha tha se Myftaraj u persekutua nga kryeministri Edi Rama duke e dënuar gazetarin 1 vit burg.

Teksa kujtoi deklaratën e Veliajt, Berisha tha se kjo vrasje pothuajse shtetërore merr firmën e zezë të një talebani në Bashkinë e Tiranës, i cili tha: “Kritikoni, kritikoni, por do e pësoni si ai”!

Berisha: Këto ditë ka vdekur një gazetar i cili ka qenë një gazetar i lirë, i pavarur, shkruante kundër çdo kryeministri, qeveritari. Si shkrime kishte më shumë se të gjithë ju të marrë së bashku. Natyrisht siç ndodh në jetën intelektuale, mund të kishte ndonjë problem të shëndetit mendor. Por ai vdiq gazetari më i persekutuar në Europë. Nga kush? Nga Edi Rama. Kastriot Myftaraj u persekutua mizorisht nga Edi Rama. Ndonëse i diheshin problemet. E mori për hatër të Romana Vlahutin dhe e dënoi me 1 vit burg.

A dënoheshin të ngjashmit kund në botë si ai? Dhe doli me një raport mjekësor. I pamëshirë, i pangopur në urrejtjen e tij Edi Rama. Përsëri e merr dhe e çon në gjykatë, e padit. Tani më thoni ju mua ça ndodhi me të ndjerin? U vetëvra apo u vra? U hodh apo e hodhën? Këto nuk i di. Por ajo që them me siguri, një shpirtkazmëri e pashembullt e kreut tuaj që s’e ka bërë asnjëri.

Dhe e keqja thotë një fjalë, nuk ka fund. Kjo e keqe e madhe, kjo vrasje pothuajse shtetërore merr firmën e zezë të një talebani në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. E dini çfarë tha ai, qytetari i parë i Tiranës? Të marrim si variant se u hodh nga ballkoni, tha: “Kritikoni, kritikoni, por do e pësoni si ai”! E tha duke qeshur. E thashë qeparë tabelan, por çfarë mund ta quash njeriun që i dëshiron vdekjen atij që kritikon me fjalë. Ai është njëri prej jush, por njeri nuk është.

A mundet një njeri të thotë për një tjetër, i cili dihet që kishte një problem, të thotë “mirë iu bë, do ju bëhet si atij”. Ja çfarë keni ju në mesin tuaj, njëri iu heq votën dhe iu kthen në skllevër. Tjetri thotë mirë që vdiq se ai përdori fjalën apo pendën kundër meje.

Çfarë do thoshte një taleban në vend të tij? Edhe ai do thoshte mirë iu bë. Po e vështirësoni shumë. Çdo ditë këtu në Parlament bëhet një ditë shumë e vështirë me ju. Dhe e patë 7 korrikun, boll vodhe, ik. E vërteta është që ajo brohoritje, ajo thirrje do të thërrasë shtëpi që keni vjedhur. Trondituni!/m.j

Next Post
FOTO/ Meta lë Presidencën pas 10 ditësh, “niset” me Panaritin e Blushin në krah: Drejt një agimi të ri

FOTO/ Meta lë Presidencën pas 10 ditësh, "niset" me Panaritin e Blushin në krah: Drejt një agimi të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com