• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

by A R
08/12/2025 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndue Lugja, ish-student i dhjetorit në vitet 1990 kujton lëvizjen e asaj kohe që solli rrëzimin e regjimit komunist dhe ardhjen e demokracisë. Në një intervistë për “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, ai flet për unitetin e jashtëzakonshëm që i bashkonte të rinjtë, duke sfiduar rrezikun me të cilët përballeshin.

“Në ato momente ne nuk kishim frikë se na bashkonte uniteti mes njëri-tjetrit, unitet i cili nuk ekziston sot. Në atë kohë kishte unitet të përbashkët dhe asnjëri nuk e nënvlerësonte vetveten mbi të tjerët. Sot mendoj se si ka mundësi kam pasur aq guxim në atë kohë kur jeta ishte në fije të penit, në rrugë kishte polici me shkopinj e skafandra dhe ne u shkonim përballë. Do ta bëja sërish”, u shpreh Lugja.

Lugja theksoi se Sali Berisha shkoi te studentët si ndërmjetës i Ramiz Alisë. Ai tha se i kishin kërkuar që të digjte teserën e Partisë së Punës, sikurse vepruan të tjerët. Por, sipas tij, Berisha iu kishte thënë se nuk e kishte teserën me vete.

“Berisha ka ardhur te ne si ndërmjetës i Ramiz Alisë, mes studentëve erdhi. Por më pas, meqenëse aty ai erdhi Gramoz Pashko, Meksi, Rruli, Preç Zogaj, shumë intelektualë. Atë ditë ai s’e kishte teserin e partisë. Po, i kërkuam Berishës të digjte teserin e partisë, nuk e kishte me vete. Ka qenë anëtar i asaj partie. Të tjerët i nxorrën dhe i djegën. Ai nuk e kishte me vete. U tërhoq nga roli i ndërmjetësit me Ramiz Alinë dhe atë rol e mori Skënder Gjinushi dhe u fut totalisht me ne. Mirëpo, u krijua partia e PD. Krijimi i partisë së PD erdhi si pasojë e takimit të studentëve me Ramiz Alinë.”, shtoi ai.

Kujtoi edhe një diskutim të bërë me Berishën së fundmi lidhur me ‘luftën’ për vulën e logon e PD.

“Më kujtohet në një debat me Sali Berishën, më duket vitin e kaluar apo dy vjet përpara, për përvjetorin e Azem Hajdarit. I kam thënë doktor pse shkon në gjykatë duke kërkuar vulën e logon. Ndër themeluesit jemi një pjesë këtu. I ftojmë të gjithë dhe ne jemi logoja dhe vula e PD-së.”, tha ai.

Një koment bëri edhe për PD sot, dhe gjendjen në të cilën ajo ndodhet. Lugja theksoi nevojën e përfshirjes së të rinjve në parti, por po ashtu edhe angazhim më të madh në protesta.

“Inovacion në PD duhet të ketë, prurje të rëeja duhet të ketë por jo prurje me ata që ti ke afër dhe mbështetur. Ka shumë të aftë në Shqipëri që mund të ecin përpara. Të rinjtë mund ta çojnë. Në protestat fillojnë, përfundojnë dhe ik në shtëpi. Protesta duhet të jetë e përditshme, e vazhdueshme dhe nëse do të fitosh pushtet në Shqipëri. Njerëzit janë të zhgënjyer, janë të lodhur. Nuk është demokracia që ne ëndërruam. Shajnë Ramën, por kur vjen problem për të dalë në shesh të gjtiha janë te shtëpia dhe klubi.”, shtoi ai.

Next Post
Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In