• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ringjall “Kastron” në Ballkan

by Artur Ajazi
02/08/2021 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe pse ka patur protesta dhe mitingje antiqeveritare, duket se pasardhësit e Fidel Kastros në Kubë po mbijetojnë. Ashtu mbijetoi edhe Fideli për afro 56 vjet, duke u mbushur mëndjen kubanëve (fanatikë) se “ne e mundim SHBA, ne kemi rraketa, ne po të duam sulmojmë amerikanët”.

Ishte krijuar në fakt një utopi e zgjatur rreth “fuqisë” së Fidelit, aq sa edhe sot e kësaj dite më fanatikët e tij, janë gati të sakrifikohen kur rrezikohet regjimi. Por ç’po ndodh sot me “Fidelin” e Tiranës, të fundmin e ish-komunizmit, që është gati të djegë partinë dhe Shqipërinë, për të shpëtuar vehten.Shpallja “non-grata” dihet se nënkupton faktin se , “ti nuk je më i pëlqyeshëm nga amerikanët”.

Dhe kjo ka ndodhur me Sali Berishën. Ai nuk “dorëzohet”. Ai nuk dorëzon as mandatin e deputetit, dhe ka ndërmend të ringjallë protestat antiamerikane, në rast se dikush tenton të veprojë mbi Sali Berishën.Oborri i SHQUP-it, është planizuar të mbushet me demokratë fanatikë të Sali Berishës, dhe kjo duket në daljet e tyre në rrjetet sociale. Ata kanë nisur të hedhin thirrje histerike antiamerikane, shajnë dhe thumbojnë ambasadoren Kim, dhe i bëjnë thirrje Doktorit “të qëndrojë dhe ti japë përgjigjen e merituar amerikanëve”.

Kjo klimë dhe ky terren, natyrisht i pëlqen dhe i vjen për shtat njeriut “non-grata”, që kërkon të kthejë selinë e partisë tij në “fortesë të pakapërcyeshme nga çdo amerikan”. Budallallëku arrin kulmin, kur komentuesit e Berishës shprehen se “do të thyejë kokën çdo marins amerikan në rast se tenton të prekë Doktorin”. Kjo është për të qeshur, dhe më shumë për të qarë. Njeriu, që trumbeton me të madhe se “kam sjellë pluralizmin dhe demokracinë, kam qenë dhe jam mik i amerikanëve”, sot trazon çorbën e hidhur duke menduar edhe për sfidë e  betejë ndaj tyre.

Politikani “simbol  i demokracisë”, nxit turmat e tij të paditura, për ti shpallur luftë amerikanëve, për të rezistuar me forcë ndaj çdo urdhëri, apo veprimi të drejtësisë ndaj tij. Leksioni më i keq që një politikan afro 60 vjeçar anëtar i dy partive (PPSH dhe PD) po i jep brezit të ri të forcës tij  politike. Gallata më e madhe, mbetet historia e dhëndërit tij. Jamarbëri, ka nisur të “tallet” me ambasadoren Kim, duke e thumbuar atë me fjalët e vjehrrit. Gjithë familja dhe rrethi i tij shoqëror, (pa harruar mediet e tij private) kanë nisur  sulmin ndaj SHBA-së.

Sali Berisha ka menduar ta kthejë “ishullin” e tij politik në “fortesë të pakapërcyeshme nga çdo amerikan”. Në fakt ai i ka shpallur luftë verbale deri sot amerikanëve. Kjo padyshim rrëzon çdo deklaratë dhe pretendim të tij se “amerika  dhe demokracia amerikane, mbetet ëndërra ime”. Mjaft vizionarë, e shohin Sali Berishën si një “Fidel Kastro i Ballkanit”, që duke mos harruar mentalitetin e bajraktarit, ka vendosur të ngujohet në PD dhe ti shpallë “luftë” SHBA-së.

Ai ka vendosur të mos tërhiqet (pasi është siç thotë kjo është në karakterin e tij), ai ka vendosur ta çojë deri në fund betejën me amerikanët ( pasi siç deklaron, ka vendosur të mbrojë deri në fund demokracinë), por nuk thotë cilin profil të politikanit përfaqëson, atë të diktatorit apo liberalit, pasi lufta dhe paqja, drejtësia dhe vetëgjyqsia, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre zoti Berisha……ndaj lëre drejtësinë të thotë fjalën e saj.

Next Post
Hapja e universiteteve për konsultime dhe provime, Kushi-studentëve: Do të jemi në krahun tuaj

"Mësuesit pagë për orët shtesë"/ Kushi: Më 1 shtator nxënësit ulen në bankat e shkollës për konsultime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In