• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, “rilindas” në Shkodër: Të na shërbejë si frymëzim Skënderbeu për kauzën tonë të drejtë. Do jemi shumicë e madhe

by Java News
15/05/2022 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se demokratët duhet të marrin frymëzim nga Skënderbeu në kauzën e tyre të drejtë.

Duke imituar rilindasit tane, qe per te ngritur popullin kunder pushtimit orman dhe zgjuar ndergjegjen kombetare, i drejtoheshin figures se Skenderbeut! Berishes i duket vetja ndoshta dhe “Skenderbe”.

Ai theksoi se sot ndoshta Partia Demokratike është një pakicë, por shumë shpejt do të jenë një shumicë e madhe.

“Habitën botën me votën kundër. Një turp për ne si shqiptarë. Dhe pse? Sepse e urdhëronte Vuçiçi. Nuk flas për gjenocidet e kryera në Kosovë në seri. Serbia me gjenocidet që ka bërë kurrë nuk mund të besohet. Është interesi më i mirë i saj të njohë Kosovën.

Ne do të fitojmë dinjitet me emër të mirë, do të integrohemi në BE. Nuk ka lidhje me ndonjë gjë të shtirë kjo. Kjo çon në ide, që ky komb që ka sakrifikuar më shumë se kushdo komb tjetër për liri. Nëse ne konceptojmë të tillë, ne do të triumfojmë. Do të fitojmë. Mos harrojmë, Skënderbeu ishte Davidi ynë.

Ishte Davidi që me një guxim të jashtëzakonshëm, me një kurajo mbi njerëzore, u përball me Goljatin më të rrezikshëm të kohërave dhe qëndroi në kushtet më të pa barabarta. Skënderbeu është real, frymëzues për secilin prej nesh që të qëndrojmë në kauzën tonë të drejtë.

Çdo dashuri tjetër për Skënderbeun apo adhurim për të jashtë mesazheve të tij është e rreme, e pa vlerë. Ne jemi dhe do të qëndrojmë për frymëzimin e madh që ai na jep ne. Të qëndrojmë në kauzat e drejta pavarësisht nga rrethanat. Sot jemi një pakicë, por ju garantoj që shumë shpejt do të jemi shumicë e madhe”, tha Berisha./m.j

Next Post
“Ai ka hallet e tija dhe po e bën për vete këtë gjë”/ Ish-kreu i PD: Përballja e Berishës me DASH është si të kalosh Himalajat në këmbë

“Ai ka hallet e tija dhe po e bën për vete këtë gjë”/ Ish-kreu i PD: Përballja e Berishës me DASH është si të kalosh Himalajat në këmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com