• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha rikonfirmohet, Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake. Argita Malltezi, shtresë e mesme? Më duhet…!

by Java News
02/12/2023 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur rreth Kuvendit Kombëtar të mbajtur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Topi u shpreh se opozita tanimë është kthyer në “qesharake”, por nga ana tjetër sipas tij kjo është një “dramë e madhe për shoqërinë shqiptare”.

Sa i përket daljes publike të të bijës së Berishës, Argita Malltezit, Topi tha se ajo është e predispozuar të ecë në hapat e të atit, por do të varet sa do e lejojë ky i fundit.

Sipas tij në një parti të dominuar nga “njëshi” preferencat e para për trashëgiminë janë te pjesëtarët e besuar të familjes.

“Ashtu sikurse unë shikoj dinamikën e lëvizjeve në opozitë, do të vijë një ditë kur opozita do të bëhet qesharake. Jemi në një teatër ku po luhet një komedi. Kjo është komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë. Duke parë që situata rrotullohet rreth një individi të pashpresë, kjo shoqëri po shkon në një situatë të pashpresë.

Grupi i Bardhit ka preferuar të mbajë bashkimin në parlament duke i dhënë prioritet kohezionit parlamentar.

Në jetën politike jam rezervuar në komentet rreth familjes, por jemi në politikë, unë shikoj që e bija e Berishës nuk është një personazh që shfaqet rishtaz. Ajo që konsiderohet risi është shfaqja publike.

Zonja Malltezi ka thënë që i përket shtresës së mesme, ndaj më duhet një kohë e gjatë për të parë formëzimin nëse marrim si pikë referimi që zonja Malltezi është shtresë e mesme se si është shoqëria shqiptare.

Ajo parti mund të përcaktohet si një parti që dominohet nga njëshi dhe kur dikush e dominon patjetër që preferencat e para janë të trashëgimtarëve brenda familjes. Kjo është diskutuar gjerë e gjatë, por sot shihet qartë që në një moment të vështirë të Sali Berishës pretendohet të fuqizohet me elementë të rinj si ato brenda familjes.

Ajo shprehet se nuk pretendon më tepër se kaq, nëse Berisha do kërkonte kompromis për tërheqjen nëse vazhdon e bija, do të ishte Argita ajo që do e zëvendësonte?

Jam i bindur se gjithçka që në çdo lloj rrethane gjithë predispozicioni është që ajo të ecë në hapat e të atit, por varet sa e lejon ai. Megjithatë unë këtë e shoh si stacionin e fundit, nuk ka stacion tjetër më, është pika fundore e partisë”, tha ai mes të tjerash./m.j

Next Post
Sylvinho ‘prek’ trofeun, FSHF poston foton e trajnerit të kombëtares në Hamburg

Sylvinho 'prek' trofeun, FSHF poston foton e trajnerit të kombëtares në Hamburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In