• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha replikon me Bashën: 18 Dhjetori, dita kur demokratët do ndahen nga humbja dhe pengmarrja

by
13/12/2021 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, institucion i dalë nga Kuvendi i Sali Berishës dhe që përbëhet nga ish-kryeministri me 28 figura të tjera ka replikuar sërish me Lulzim Bashën pas akuzave që ky i fundit bëri në konferencën e jashtëzakonshme nga selia blu.

Komisioni deklaron se referendumi i 18 Dhjetorit do jetë dita kur demokratët do ndahen nga humbja dhe pengmarrja.

“Pas 4 humbjesh rradhazi, kukulla e Edi Ramës që pak muaj më parë i dhuroi atij mandatin e tretë në pushtet,  recitoi para shqiptarëve vjershën tashmë bajate që përsërit pas çdo humbje për beteja imagjinare që sapo kanë filluar!

Halli më i madh i demokratëve dje, pardje dhe sot janë tre mandate të regjimit më të korruptuar të Europës që vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse ka kapur dhe korruptuar kukullën e tij në Partinë Demokratike!

Demokratët humbasin sepse Basha bën pazar me sakrificat e tyre!

Demokratët dështojnë sepse Basha pasurohet mbi kontributet e tyre!  Demokratët braktisin Shqipërinë sepse kur votat e tyre vidhen ndërsa kukulla e Ramës mbush xhepat dhe tradhëton betejën kundër atij që i vodhi!

Por luani brenda çdo demokrati është zgjuar!

Në 11 Dhjetor demokratet shkruajtën historinë duke shpëtuar Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik nga pengmarrja!

Në dt 18 Dhjetor demokratët në gjithë Shqipërinë do i heqin përfundimisht Lulzim Bashës mundesinë për t’i shitur e për t’i tradhëtuar! Gjatë 8 viteve nën drejtimin e Lulzim dështakut, demokratët  kanë provuar vetëm shijen e hidhur të  humbjeve!

Në dt 18 Dhjetor rrethi vicioz i dështimeve për hir të pazareve të Bashes do marrë fund!

Referendumi i dt 18 Dhjetor do jetë dita kur demokratët do ndahen nga humbja dhe pengmarrja!

Koha e kukullave dhe humbjeve ka mbaruar! Demokratet janë në këmbë për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe Shqiperinë! Vetëm të bashkuar do mund të fitojmë” mbyllet deklarata e Komisionit të Rithemelimit.

Për cfarë do të bëhet referendumi nga grupi i Berishës në 18 Dhjetor?

“Vendimmarrja e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit do të hidhet në votim edhe në çdo degë të PD në 18 Dhjetor 2021. Fleta e votimit në referendum do të përmbajë pyetjen. A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Basha?” sqaroi Belind Këlliçi ditën e shtunë.

/b.h

Next Post
“Mundësi për të ardhmen”/ Çuçi vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Dy vendet tona ndajnë sfida të përbashkëta!

"Mundësi për të ardhmen"/ Çuçi vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Dy vendet tona ndajnë sfida të përbashkëta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In