• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha reagon për vizitën e Blinken në Tiranë: I pari Sekretar që ka takime vetëm me Partinë-shtet

by Java News
15/02/2024 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbërritjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.

Ai  shprehet se është hera e parë në 30 vite pluralizëm në Shqipëri që një Sekretar i Shtetit amerikan ka takime vetëm me atë, që Berisha e quajti “partinë-shtet”!

Berisha ka akuzuar Ramën se aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë dhe se loboi kundër tij për ta shpallur non grata.

“Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departatmentit të Shtetit të SHBA për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë.

Partia Demokratike promotore kryesore e bashkëpunimit dhe miqësisë midis Shqipërisë dhe Shtetve të Bashkuara këto 33 vite, e cila futi zyrtarisht Shqipërinë në NATO, një dekadë e gjysëm më parë, lokomotivë kryesore e proceseve integruese të Shqipërise në BE mbetet e vendosur të mbeshtesë e pa lëkundur sikundër deri sot bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona dhe çdo përpjekje në kuadrin e NATO-s, por edhe në rrafshin bilateral të SHBA në për paqen sigurinë në rajon, Europë dhe me gjerë. Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken është vizita e 6-të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Por kjo është e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet.
Kjo për shkak të dhunimit masiv të votes nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin partisë shtet të Edi Rames.

Së dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super Watergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të New York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, për korrupsion domethensë, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion.

Ata e bënë këtë me qëllimin e vetëm që të shuanin zërat që denoncinin fuqishëm mega aferat korruptive të Edi Ramës lidhjet e tij të tmerrshme me krimin në Shqipëri, rajon deri tek bosët shqiptarë të Sinaloa të Meksikës, por edhe denoncimin e mbështetjes nga Edi Rama të projekteve serbo ruse ne rajon si ndryshimi i kufijve dhe de facto ndarja e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë.

Ata e bënë këtë se ne kundërshtuam me forcë projektin e Ballkanit të Hapur që mbështetetet haptas nga Sergei Lavrov dhe po kaq haptas nga Aleksis Soros si dhe mbrojtjen hapur të Beogradit nga ana e tij në samite ndërkombëtare për mos respektimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë. Por me këtë rast dua t’ju garnatoj miq se ashtu sikundër kam shkruajtur në letren time drejtuar Sekretarit Blinken në maj të vitit 2021 se ne monentin kur qeveria e SHBA, agjensitë e saj apo të çdo vendi tjetër do paraqesin një provë apo dokument të vetëm për të faktuar korrupsionin tim, Sali Berisha largohet perfundimisht nga politika.

E vërteta është se pas tre vitesh hetimesh intensive e të shumëanshme qeveria, drejtësia e kontrolluar prej saj dhe askush tjeter nuk kanë gjetur dot asnjë provë fakt apo dokument që të fajsojnë Sali Berishën ndaj dhe unë jam sot me urdhër politik të Edi Ramës, si asnjë lider tjeter opozite nën arrest, por pa asnjë akuzë dhe me një proces në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare por edhe të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut!
Jam sot me urdher politik në arrest shtepie si person në hetim sepse dhëndri im Jamarbër Malltezi si njeri nga 510 mijë qytetarë shqiptarë që në vitet 2006-2021 kanë marrë në total me kthim dhe kompensim 1 miljardë e 577 milionë e 400 mijë m2 tokë ka marrë dhe ai në përputhje të plotë me ligjin 410 m2 tokë të familjes së tij të konfiskuar nga regjimi komuniste 60 vite më parë (1 Link në fund)

Monizmi në Shqipëri është i instaluar edhe sepse Edi Rama prej shumë kohësh ju mohon 43 deputetëve të opozitës në Parlament të drejtat themelore kushtetuese. Ai nuk pranon krijmin e komisioneve hetimore parlamentare për megaferat e tij të mëdha korruptive PPP e tij. Dubai Cityn e Durresit, Parkun e Butrintit, për superkandalin e Rama- McGonigal për të cilin ka një gjyq nesër në Washington. Ai nuk pranon përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në komisionet parlamentar dhe me kontrollin e tij rreptë të tij mbi drejtesinë dhe urdhër publik të tij mban në arrest shtëpie pa akuzë liderin e partisë më të madhe opozitare duke shndërruar Shqiperinë, vendin anëtar te NATO-s, në Ugandë apo Tunizinë e Europës. Me këtë akt Edi Rama vazhdon traditën e babait të tij biologjik ish-zëvendesit të diktatorit Ramiz Alia që firmoste në gusht të vitit 1988 ekzekutimin e fundit politik në gjithë Europën Lindore, varjen në litar si kundërshtar politik të poetit disident Havzi Nela. Për gjithë keto dua te garantoj shqiptaret dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA dhe kudo në botë se opozita shqiptare është sot më e vendosur së kurrë të rivendosë zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik në Shqipëri bazuar pikerisht mbi vlerat e lirisë për të cilat sekretari James Baker foli para 200 mijë shqiptareve 33 vjet me parë.”

/f.s

Next Post
Putin bën deklaratën provokuese: Blinken djali ynë, është rus me origjinë hebreje

Putin bën deklaratën provokuese: Blinken djali ynë, është rus me origjinë hebreje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!

February 19, 2026
KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In