• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

by E S
10/05/2026 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Ramanë podcast se Shqipëria është më afër se kurrë pranë integrimit në BE. Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu demokrat akuzoi kryeministrin se në “monologun e tij të së dielës” fshehu raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Sipas tij dokumenti i PE-së ngre shqetësime edhe për mungesën e rolit të parlamentit në procesin e integrimit, situatën e mediave, trajtimin e minoriteteve dhe nivelin e lartë të varfërisë tek fëmijët shqiptarë.

“Raporti damkos zgjedhjet si një proces në të cilin linja mes institucioneve shtetërore e strukturave partiake u shua, vota u ble, financime të paligjshme. Ngrihet mungesa e rolit të parlamenti në procesin e integrimit ndërkohë që kërkohet të ketë rol qëndror. Denoncohet qëndrimi i qeverisë ndaj minoriteteve e mediave. Ndaj fëmijëve shqiptarë ku gjysma e tyre jetojnë të përjashtuar e në rrezik varfërie”, u shpreh Berisha.

Ai u ndal edhe tek kritikat e raportit ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të minuar integrimin europian të vendit.

“Dënohet me forcë Ballkani i hapur dhe letra e Vuçiç-Rama si përpjekje për të minuar procesin e integrimit. Rama fshehu një dokument themelor të BE-së për Shqipërinë dhe nuk shqiptoi asnjë fjalë për raportin IBAR. Prej muajsh ndaj Shqipërisë po shtohen kushte dhe kërkesa të reja në nga vendet anëtare”.

Berisha ironizoi deklaratat e Ramës për mediat dhe startup-et, duke e akuzuar se kontrollon shumicën e mediave në vend dhe përdor propagandën për të manipuluar opinionin publik.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korruptimi i termave, sjell padrejtësi në sistem, Manjani analizon draft-kodin e ri penal: Duhet të kthehemi te termat origjinal të drejtësisë

“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë

June 26, 2026
Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

June 26, 2026
“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

June 26, 2026
Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

June 26, 2026
Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

June 26, 2026
Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

June 26, 2026
Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

June 26, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, të paktën 235 viktima, mijëra të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 26, 2026
E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

June 26, 2026
“Nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë”, Rama për Italpress: Protestat? Është përmbysur një parim themelor: Akuzuesit të sjellin prova!

“Nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë”, Rama për Italpress: Protestat? Është përmbysur një parim themelor: Akuzuesit të sjellin prova!

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In