• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha reagon ndaj SHBA: Vendim pa baza, publikoni faktet! Jam kërcënuar se denoncova planin e Soros

by A R
19/05/2021 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka reaguar ndaj vendimit të SHBA për ta shpallur atë dhe familjen e tij ‘Non grata’.

Përmes Facebook, ai thotë se është politikani që ka denoncuar më shumë se kushdo korrupsionin. Madje ai shprehet se është kërcënuar pasi sipas tij denoncoi planin për ndryshim kufijsh nga George Soros. Por Berisha shton se nuk është tëhequr.

I akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë nga DASH, Sali Berisha i kërkon sekretarit Anthony Blinken që të publikojë faktet.

Reagimi i plotë i Sali Berishës: 

Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA!

Zoti Sekretar!

Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA.
Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.

Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni.

Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.

Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.

Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.

Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.

Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.

Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.
Zoti sekretar!

Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato.

Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi.

Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.

Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.

Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.
Sinqerisht Sali Berisha!

Next Post
Akuzohet se vrau prindërit, ekstradohet nga Zvicra 33-vjeçari Taulant Pasho

Akuzohet se vrau prindërit, ekstradohet nga Zvicra 33-vjeçari Taulant Pasho

Comments 3

  1. shqiptar says:
    5 years ago

    O plak i rrjedhur,po kujt ja mbante nga ata te tredhurit qe mbaje pas vetes te denonconte qofte dhe nje nga mijra krimet qe ke bere ti o ndyresire.Vdeksh ne hale inshallah

    Reply
    • Aty says:
      5 years ago

      Mos vdeksh kurr por fëmijët ety e gruaja jote të kalben në burg dhe pasuria tu zerohet të të lënë vetëm apartamentin që ta dha pushteti popullor. Po patë takat shkoi bëu vizitë në burgun e Peqinit. Çoi ndonjë shishe Shampanjë se sikur e tërheqin pak.

      Reply
  2. Meti says:
    5 years ago

    Respekt zotit Berisha, per te gjitha qe ka ber per Shqiperin dhe shqipetaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

WSJ: Irani ofron hapjen e Hormuzit në këmbim të heqjes së bllokadës amerikane

May 1, 2026
Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

May 1, 2026
Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

May 1, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

May 1, 2026
A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

May 1, 2026
“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In