Sali Berisha, është i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ai i ka kthyer përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se do të refuzojë të përfshihet në debate me një opozitë, e cila sipas tij, është në nivel etik të frikshëm. Berisha duke iu drejtuar drejtuesit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziut, i cili lexoi deklaratën e Ramës, tha: Bëhu burrë thuaji, hajde vetëm 5 minuta dhe trego sa të vlen lëkura.
Blendi Fevziu: Zoti Rama sapo thotë që “unë nuk do ta përsëris, nuk kam çfarë të them, por duke qenë se sot refuzova të jem, do refuzoj të jem në mënyrë të vazhdueshme jo për çështje konkrete, por në tërësi të jem në sallë të Kuvendit dhe të përfshihem me disponim në debat me një opozitë e cila është në nivel etik të frikshëm”. “Për fat të keq më ka tërhequr edhe mua ndonjëherë në atë nivel”, thotë. Pra ju e keni bërë të keq dhe Ramën.
Sali Berisha: Thuaji pak, bëhu burrë dhe hajde 5 minuta këtu. Bëhu burrë thuaji, hajde vetëm 5 minuta dhe trego sa të vlen lëkura.
Blendi Fevziu: Rri se mos vjen.
Sali Berisha: Të bëhet burrë dhe të ballafaqohet me Luçiano Boçin në studion te Grida Duma.
/a.r