Kreu i Partisë Demokratike tha për gazetarët se kryeministri Edi Rama erdhi në seancën plenare vetëm për të ‘varrosur’ reformën territoriale.
“Rama varrosi një punë serioze të mbështetur nga komunitetet ndërkombëtare. Ai do një reformë jo në interes të qytetarëve. Këto janë përpëlitjet e fundit të tij, Edi Rama nuk shpëton më. Rama erdhi për të varrosur reformën territoriale.
Nuk mbetet veç gjë tjetër vetëm revolta paqësore e bashkive. Protestuesit u sulmuan egërsisht me gaz lotësjellës dhe spraj ariu. Pati edhe të lënduar rëndë. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre”, tha Berisha.











