• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Rama u kthye në vasal, Erdogan urdhëron hapje e mbyllje shkollash dhe xhamish

by Java News
26/09/2022 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari demokrat, Sali Berisha, edhe njëherë shprehu mbështetjen e tij dhe të PD-së për protestën e nxënësve të kolegjit ‘Mehmet Akif’. Berisha tha se Edi Rama po vepron si vasal i shpifur i Erdoganit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin protestën e nxënënësve.

“Sot, në këtë paraqitje para jush, dua të dënoj edhe njëherë, me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët, të Edi Ramës ndaj shkollave, ndaj arsimit privat në Shqipëri. Ky vasal i shpifur i Erdogan, që e cilëson Shqipërinë ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash dhe xhamish, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe me një histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjit ‘Mehmet Akif’.

Në traditën e tij të gënjeshtrave, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit udhëton si taksi, ka blerë godinën. Gënjeshtar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak, kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopshtin, që mbylle? A e di ky njeri se ata vogëlushë, ditën pas çerdhes familjare, e kalonin në këtë çerdhe, me njëri-tjetrin, ku mësonin, gëzonin, festonin me njëri-tjetrin. Prisnin të nesërmen për të shkuar me kënaqësi në kopsht. Ky gënjeshtar i lindur, që për të zbatuar urdhrat e verbra të presidentit të Turqisë, shkel çdo kod etik dhe moral në vendin e tij.

Unë u bëj thirrje gjimnazistëve të Tiranës, të bashkohen me nxënësit e kolegjit ‘Mehmet Akif’. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbështesin protestën e tyre, sepse kjo përbën një shkelje flagrante të lirisë së shkollimit. Ky është një vendim i marrë jashtë Shqipërie. Një vendim i turpshëm, një vendim që ka në bazë lidhje jashtëzakonisht të sëmura dhe të dyshimta.

Si mundet kryetari i qeverisë të një vendi, me urdhër të një presidenti të një vendi tjetër, t’u vërë çelësin kopshtit dhe shkollave të vendit? E dënoj me forcën më të madhe këtë vendim, antidemokratik dhe antishqiptar, të një njeriu, unë e kam të lehtë të them i kapur nga Sinan Idrizi, por jo, ai është vetëm një pion në këtë skenar të turpshëm, që nuk ndodh në asnjë vend, ndodh vetëm në republikën e mafies së Edi Ramës. Edhe njëherë, solidariteti im i plotë me nxënësit dhe vogëlushët e kopshtit, viktima të një njeriu, të një gënjeshtari, mund t’i vësh çdo epitet, që nuk njeh as ligj e as moral,” tha Berisha.

Next Post
Si do të zgjidhen kandidatët për kryetarë bashkish? Rama mbledh Kryesinë për “Vendoret 2023”

Si do të zgjidhen kandidatët për kryetarë bashkish? Rama mbledh Kryesinë për "Vendoret 2023"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com