• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Rama si Enveri, bllokon zgjedhjet, shndërron në letër higjenike statutin e PS

by A R
02/02/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha në një postim të tij në rrjetin social shkruan se Kryeministri, njëherësh kreu i PS po e kthen statutin e kësaj partisë në një letër higjenike, duke vendosur diktatin e tij për të mos mbajtur zgjedhje për kreun e partisë së majtë. Sipas Berishës, Rama ka vënë tashmë në gijotinë demokracinë e Partisë Socialiste. Ish Kryeministri e cilëson këtë si një sjellje enveriste të Kreut të qeverisë Rama.

Statusi i Sali Berishës:

Te dashur miq, per here te pare ne historine e pluralizmit te nje vendi te lire ne rajon, Europe apo ne bote, kryetari i PS, Edi Rama nuk lejon kanditatet rivale te marrin pjese ne garen elektorale per kryetar partie, ne perputhje me statutin e PSSH por dhe me statutin e cdo partie tjeter te majte, te djathte apo te qendres te nje vendi te lire.

Ky eshte vendimi me i rende, me antidemokratik, me i rrezikshem me nje potencial destabilizues te jashtezakonshem jo vetem per PSSH por per demokracine e brishte shqiptare dhe Shqiperine ne teresi.

Edivin Kristaq Rama, me kete vendim ka shnderruar ne leter higjenike te prapanices se tije jo vetem statutin e PSSH por parimet me themelore te demokracise te nje force politike dhe te nje shoqerie te lire.

Ky akt i pashembullt qe ai ben sot ne Shqiperine anetare te NATOs, kandidate per anetare te BE eshte atentat vrastar per demokracine shqiptare. Ky akt horror deshmon se sa larg mund te shkoje mendja e zeze e nje shqiptari si Edi Rama!

Ne kushtet kur anetare te tjere te nje partie, pavaresisht nga spektri politik i saj shprehin vullnetin per te kandiduar per postin e kryetarit te partise dhe sfiduar keshtu kryetarin egzistues ata kurre nuk mund te pengohen, ne rast se nuk kane kryer krime apo tradheti kombetare.

Kryetari i nje partie mund te zgjidhet, te votohet pa rival vetem e vetem kur asnje anetar i saj qe ploteson kushtet e kandidimit nuk deshiron te kandidoje per postin e kryetarit.

Para ketij zhvillimi dramatik, pas vendimit te Edi Rames, te cilin mund ta marre vetem nje i semure rende psiqik, per te mos lejuar gare me kandidatura rivale per veten e tij, ju bej thirrje mbare shqiptareve ne teresi dhe socialisteve ne veçanti ti ndalim doren e zeze, mendjen skizoide ketij njeriu qe me kete vendim te kobshem del cullak si politikani me i rrezikshem pas Enver Hoxhes ne historine e vendit.

Ju bej thirrje politikaneve shqiptare te te gjithe spektrit politik te mos pajtohen kurre me kete kete menxure qe po gatuan Edi Rama per lirine e socialisteve shqiptare dhe me pas mbare shqiptareve. Ne nje vendim politik historik te bojkotojne Edi Raman dhe cdo akt te tij.

Partite politike ne sistemin pluralist, karakteri i tyre demokratik nuk jane dhe nuk mund te jene kurre plaçke apo vegla personale te nje individi por pasuri dhe shtylla te demokracise dhe harkut te saj kushtetues per te gjithe shoqerine!

Ju bej thirrje mediave te vendit te mos pajtohen kurre me kete kercenim te rrezikshem te lirise se shqiptareve nga njeriu qe po shnderron PSSH ne nje komunitet te sunduar nga nje i semure psiqik, te bojkotojne ate si kercenimin me te rrezikshem te lirise dhe vlerave te saj!

Ju bej thirrje institucioneve nderkombetare, perfaqesuesve te tyre dhe perfaqesuesve te vendeve mike ne teresi dhe socialisteve europiane ne vecanti, qe kane investimet e tyre te çmuara ne demokracine e Shqiperise dhe ne reformimin e PS, te ndalen me urgjence mbi kete situate enveriste tejet kercenuese te krijuar nga Edi Rama ne PSSH ne partine qeverisese te vendit.

Paralajmeroj Edi Ramen se do te mbahesh personalisht pergjegjes per çdo pasoje te qendrimeve te tua enveriste, antidemokratike destabilizuese ne kete vend! sb

Next Post

Merkato e dimrit, Premier League kryeson listën për shpenzimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

December 9, 2025
I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

EMRI/ Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, detajet e para

December 9, 2025
“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

December 9, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

December 9, 2025
Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

December 9, 2025
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

December 9, 2025
Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

December 9, 2025
SPAK hetim për fondacionin e Liri Berishës, avokati: Strehë vjedhjeje dhe korrupsioni! Nëse “zbërthehet” mbrëmja gala e 2012-ës…

Denoncimi i fortë i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra mijëra euro nga Bankers

December 9, 2025
Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

December 9, 2025
“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In