• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha-Rama-Meta: Ja çfarë deklaruan në 21-22 janar 2011

by
21/01/2016 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 5 vjetorin e vrasjeve publike të protestuesve të pafajshëm të opozitës poshtë zyrës së ish- kryeministrit Sali Berisha nga ana e Gardës së Republikës,  Javanews sjell në vemendje edhe një herë deklaratat e bëra përgjatë 21 dhe 22 janarit 2011, nga Berisha, Rama dhe Meta  

Deklarata e Berishës me 21 janar 2011, për 4 të vrarët   

“Në këto përleshje kanë humbur jetën tre qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura. Unë gjithashtu jam sot këtu për të shprehur vlerësimin tim dhe për të falënderuar policinë e Shtetit për shkallën më të lartë të profesionalizmit, të guximit, gjakftohtësisë, me të cilën ajo bëri të dështojë skenari politik i trios Rama-Ruçi-Gjinushi”

Deklarata e Berishës që mohonte plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj

“Mund t’ju bëj një pyetje: ju që ishit në të katër anët e kësaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arritët të filmonit njërin prej tyre. Si nuk arritët ju të filmoni qoftë dhe njërin prej tyre. Çfarë ndodhi me kamerat tuaja? Ju i keni dhënë të gjitha, madje unë dëgjova një telekronist tuajin që tha se më ka marrë plumbi, pastaj doli se nuk e kishte marrë plumbi. Ndjeva keqardhje, por  fatmirësisht doli se nuk e kishte marrë plumbi dhe tha se më shtynë.”

Deklarata e Edi Ramës më 22 janar 2011

“Tmerri i ditës së djeshme që doli me zë e me figurë, ashtu siç qe një dënim me vdekje pa gjyq e as faj për demonstrues pa asnjë rrezikshmëri për askënd e asgjë, por vetëm pse ishin opozitarë, është pjesa më tragjike e një kapitulli të krimit shtetëror që mori jetë njerëzish. Po nuk është e vetmja pjesë e patolerueshme e sjelljes së dhunshme të regjimit të kusarisë e të matrapazllëkut, që ne e dënojmë me të gjithë forcën e zemrës e të mendjes. E përballë të cilit ne do të qëndrojmë me të gjithë forcën e zemrës e të mendje. Një tjetër pjesë është ajo e rrahjeve dhe ndalimeve të dhunshme të dhjetëra qytetarëve nga një polici e keqpërdorur siç nuk ndodhte prej shumë kohësh. Janë të shumta rastet e familjarëve që nuk kanë asnjë të dhënë për njerëzit e plagosur e të ndaluar, jo vetëm në vendngjarje, por edhe në autobuza me argumentin se plagët e tyre të dukshme dëshmonin pjesëmarrje në demonstratë dhe faj. Keqpërdorimi i policisë ka sjellë edhe plagosje policësh të pafajshëm, të cilëve u shpreh të gjithë solidaritetin tonë dhe keqardhjen e thellë që dëmtuan fizikisht për shkak të një operacioni kriminal të pushtetit, me qëllim dhunimin e opozitës përmes provokimit deri në fund të demonstruesve për të justifikuar deri edhe përdorimin e armëve të zjarrit mbi trupat e tyre”.

Deklarata e Ilir Metës me 22 janar 2011

“Cilido që do të jetë rezultati i prokurorisë, sepse kjo është një çështje e saj dhe ne duam të respektohet ligji, përgjegjësia politike dhe jo vetëm për të gjithë atë bilanc tragjik i takon Edi Ramës. Sepse ai bëri thirrje për demonstratë të pakontrolluar, ai bëri thirrje të hapur për dhunë kundër institucioneve, u paralajmërua nga të gjithë dhe përsëri i shkoi deri në fund skenarit të tij ogurzi dhe nuk shpëton dot Edi Rama nga përgjegjësia e djeshme politike, morale dhe ligjore, sot nesër dhe gjithmonë. Banditë të tillë nuk mund të ketë më politikë shqiptare”.

Ar.Me

Next Post

Lojtari Barcelonës Mascherano dënohet me 1 vit burg për evazion fiskal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Vetë emërimi “figurë publike”

August 20, 2026
Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

August 20, 2026
Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

August 20, 2026
Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

August 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Woodstock-Pogradec, 57 vjet në mes…

August 20, 2026
Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

August 20, 2026
Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

August 20, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Itali, 4 shqiptarë sulmohen me thika, çekiç e spraj me piper! Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

August 20, 2026
Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

August 20, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Importet e ushqimeve rriten me 12,8%, prodhimi vendas mbetet pas

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com