• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, protesta para gjykatës së Lartë për vulën e PD, Kadilli: Kujt s’do t’i pëlqejë vendimi, të krijojë parti tjetër!

by Java News
26/12/2023 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka qenë i ftuar sot në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur lidhur me protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha gjatë ditës së nesërme (27 dhjetor) para Gjykatës së Lartë ku pritet të vendoset mbi vulën e PD.

Kadilli tha se njëra prej palëve nuk është e kënaqur me vendimin që do të marrë gjykata e Lartë, atëherë le të krijojë parti tjetër nëse është e bindur se do të ndiqet nga njerëzit dhe do të votohet.

“Nuk të pëlqen çfarë vendos gjykata? Shko krijo një parti tjetër. Krijo logo tjetër, nëse ke aksionin, vizion të qartë që e besojnë, patjetër që do të vijnë. Një parti që e fut veten në këto cic mice, është sepse nuk është e zonja të prodhojë politikë”- tha Kadilli, duke theksuar se një protestë para gjykatës do të thotë të shembësh sistemin.

Sa i takon pyetjes së gazetarit Hitaj mbi mundësinë që Sali Berisha të shpallë Argita Malltezin si pasuese të tij në krye të Rithemelimit, Kadilli u përgjigj se kushdo që bën pjesë në mbështetësit e Berishës, cilësohen ‘Berishistë’ dhe duhet të pranojnë se e vendos ai kujt ia lë trashëgimi.

“Është strategji ngulitje edhe më thellë. Deri tani kishim Berishën, me të mirat dhe të këqijat respektohet se ka krijuar atë që ka krijuar. Malltezi Rithemelimin e shndërroi nga ringritje të PD në ringritje të bunkerizimit të vetë. PD që u votua në 25 prill të 2021-it nuk ekziston më.  Ata kanë zgjedhur të jenë Berishistë, ajo është partia Berisha nëse regjistrohet nesër. E vendos babai kujt ia lë trashëgiminë djalit apo vajzës”- tha Kadilli./m.j

Next Post
VIDEO/ S’pranoi debatin me Kadillin, gazetari ‘përzë’ nga Studio deputetin e Berishës

VIDEO/ S'pranoi debatin me Kadillin, gazetari 'përzë' nga Studio deputetin e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

July 21, 2026
Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

July 21, 2026
Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

July 21, 2026
Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

July 21, 2026
Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

July 21, 2026
Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

July 21, 2026
Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

July 21, 2026
Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

July 21, 2026
Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

July 21, 2026
Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In