• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘promovon’ qeverisjen e PS: Në zgjedhjet 2025, Rama do shpërndajë 150 mijë Lekë për çdo pensionist

by Java News
10/12/2023 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një bashkëbisedim me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në Fier, Berisha hodhi akuza në adresë të Kryeministrit Rama duke thënë se në 2025-ën do të blejë votat e pensionistëve për 150 mijë Lekë të vjetra.

“Ju garantoj se në zgjedhjet e vitit 2025, Edi Rama nuk do shpërndajë 50 mijë lekë për pensionistë, por 150 mijë lekë, sepse i funksionoi ajo. Ju garantoj se nuk do ndajë 50 milionë euro për tërmetin, aty i mban në çadra, do ndajë 80 milionë euro. Pra, votëblerja për zgjedhjet politike do jetë 3 herë më e madhe. A është kjo një situatë dëshpëruese? Po, nuk them jo. Por a është kjo një situatë pa rrugëdalje? Absolutisht jo.

Kjo ka rrugëdalje. Ne kemi përpara një narkodiktator, një narkotiran me të cilin ne duhet të përballemi dhëmb për dhëmb gjer në rrëzimin e tij. Nuk ka betejë më të shenjtë për një forcë politike dhe për një shoqëri se beteja për votën e lirë. Pse e votoi Kuvendi, Sali Berishën? E votoi pikërisht për linjën e mosbindjes civile. E votoi pikërisht për betejën pa kthim. E votoi pikërisht me bindjen më të madhe se me këtë rrugë, PD do ecë drejt fitores”.

Kryedemokrati bëri dhe një analizë të votave që mori Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit.

“600 mijë shqiptarë votuan për opozitën, 710 mijë vota mori Edi Rama. Por tani, duhet të pyesim veten sa vota bëjnë 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë për çdo pensionist? Sa vota bëjnë rritja e rrogave në mes të fushatës, të gjitha këto në kundërshtim me ligjin? Sa vota bëjnë heqja e emrit të PD nga fleta e votimit?

Sa vota kushton heqja e emrit të kryetarit të koalicionit nga fleta e votimit? Sa vota kushton ndryshimi i qendrave të votimit për 1.3 milionë zgjedhës për herë të parë pas vitit 2001? Janë 200 mijë zgjedhës që nuk gjetën emrat në fletat e votimit, ju garantoj se 90 përqind e tyre janë votues të opozitës. Sa vota bëjnë dhjetëra mijëra leje legalizimi, leje ndërtimi, licenca, etj”./m.j

Next Post
Ndryshimi/ I njohur si ‘baroni i drogës’, dalin pamjet pas arrestimit të Gëzim Çelës

Gjykata jep 40 ditë burg për 'baronin e drogës' Gëzim Çelaj: Ja kartela kriminale e trafikantit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

October 7, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com