• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Berisha profesor, kërkon kokën tënde’/ Braho: Si e përgjuam SHIK dhe policinë në ’96. Dy ‘gjeneralët’ e PD-së urdhëruan masakrimin e Pëllumbit dhe…

by Java News
12/01/2021 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishe 22 maj 1996, katër ditë para manipulimit të zgjedhjeve të 26 majit nga Sali Berisha dhe pushteti i tij me natyrë kriminale, zgjedhje të cilat shumë shpjet do të sillnin edhe fundin e tij. Struktura e policisë me në krye Agim Shehun, SHIK-u famëkeq i Bashkim Gazidedes dhe grupe militantësh të PD-së ishin angazhuar në përndjekjen dhe izolimin e krerëve të Partisë Socialiste, dhunimin e tyre dhe  sabotimin e mitingjeve elektorale. Në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, deputeti Spartak Braho, protagonist i atyre ditëve, shkruan se kishte bindjen se Sali Berisha do të bënte çmos për të vjedhur zgjedhjet, ashtu siç edhe ndodhi vërtetë.

Në këto kushte, Braho ka komunikuar me një ish-oficer policie të liruar, D. Ibrahimi për të gjetur një zgjidhje. Braho dhe Ibrahimi kanë sajuar disa aparatura për të përgjuar komunikimet e strukturave të policisë dhe SHIK-ut. Aparaturat i kanë vendosur te shtëpia e një militanti të PS-së në Sukth. Kështu Braho dëgjoheshin të gjithë urdhrat kriminalë që jepeshin nga policia dhe SHIK, me porosi të Berishës, për të goditur njerëzi e Partisë Socialiste. Braho rrëfen disa nga urdhrat e lëshuara nga Agim Shehu, me të cilëve edhe një urdhër, për të masakruar Servet Pëllumbin, në atë kohë një nga figurat qendrore të Partisë Socialiste.

Braho rrëfen se ishte në makinë me Servetin, duke shkuar për Durrës, kur dëgjonin në radiot e tyre, urdhrin e Agim Shehut drejtuar militantëve të PD-së, policisë dhe shikasave, për të goditur drejtuesit e PS-së dhe sabotuar mitingun në Durrës. Pas rrëzimit të Berishës, Agim Shehu u arratis bashkë me Gazideden, ndërsa u rikthyen pas vitit 2005, ku Berisha i emëroi në poste të rëndësishme.

Pjesë nga rrëfimi i Spartak Brahos

“E parandieja dhe intuita profesionale më thoshte se Berisha do të bëntë çmos që zgjedhjet t’i manipulonte dhe të fitonte me çdo kusht. Policia, SHIK dhe kontingjenti kriminal, të cilët ishin liruar disa ditë para zgjedhjeve nga burgu, do të ishin skalioni kryesor që do të përdornin dhunën mbi militantët e PS dhe zgjedhësit. I shqetësuar për këtë parandjenjë bisedova me një ish-oficer policie i liruar, D. Ibrahimi se ç’duhej të bënim. Shkëmbyem mendime dhe ramë dakord që veprimet e policisë dhe të SHIK-ut t’i monitorimin, duke kapur valët radiofonike që përdoreshin prej tyre. Sajuam aparaturat dhe një sasi radiosh që përdoreshin nga policia, duke i instaluar në shtëpinë e një militanti në Sukth. Kjo bëri të mundur që të depërtonim sa mundej në komunikimet çdo orë të ditës, duke ndjekur me kujdes të gjitha urdhrat dhe porositë që përgatiteshin, për të realizuar goditjet dhe arrestimet nga shtabi policor i Artan Kalasë në Durrës dhe Agim Shehut në Tiranë.

Në këto komunikime kuptohej qartë se ishte vendosur që mitingu elektoral i PS-së në Durrës të sabotohej e të mos lejohej të zhvillohej. Këtë të dhënë ia përcolla qendrës, duke i vënë në dijeni të këtij parashikimi. Në datën 22 maj ne prisnim në Vlorë drejtuesit e PS për t’i shoqëruar në Durrës. Aty për aty bisedova me Bardhyl Agasin që ishte kryetari i degës së partisë, për të bërë një devijim. Dhashë porosi që të ktheheshin papritur në fshatin Manzë, duke organizuar aty një takim spontan. Kjo manovër u bë edhe për të parë se si do të reagonin ata që na ndiqnin.

Takimi i improvizuar në Manzë u realizua me sukses. Agjentët e policisë dhe të SHIK-ut që shoqëronin autokolonën u gjendën të papërgatitur nga ky devijim. Pas 30 minutash, autokolona mori drejtimin për në Durrës dhe në radio dëgjuam thirrje të egra të Agim Shehut dhe Artan Kalasë, të cilët bërtisnin ‘pse u lejua takimi në Manzë’ dhe të ndalohej me çdo kusht lëvizja e autokolonës në hyrje të qytetit të Shijakut. Pa arritur atje u njoftuam se tek 4-rrugët e Shijakut grupe militantësh të PD-së kishin bllokuar rrugët në drejtim të Durrësit.

Bisedova me prof. Servetin me të cilin isha në makinë dhe pasi i sqarova për situatën, i sugjerova ndërrimin e makinave. Ashtu u bë! Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ne që i shoqëronim hipëm në makina të tjera që u morën nga militantët tanë dhe ndërkohë që automjetet zyrtare i ndaluan pa u futur te 4-rrugët e Shijakut, ne ecëm me shpejtësi përmes turmës së egërsuar të militantëve, të cilët nuk e kuptuam këtë manovër dhe nuk arritën të identifikojnë personat. Kështu u evitua bllokimi dhe përplasja në Shijak. Por, problem ishte si do hynim në Durrës. Ecnim drejt qafës së Rrashbullit, në drejtim të Shkozetit, drejt hyrjes së Durrësit, Urës së Dajlanit.

Pikërisht aty, u panë grumbullime militantësh të PD-së me shkopinj në dorë që ulërinin duke shquar midis tyre një sërë fytyrash me precedentë penal. “Mbaji aty, mos i lini të futen, nxirrni nga makinat, bjeruni dhe digjini makinat”, ishin urdhrat që dëgjonim nga radiot. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndalur te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëm urdhëroi “në asnjë mënyrë të mos bëhet miting, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës, Servet Pëllumbi, masakrojeni, po po masakrojeni”.

Isha në makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ku mo Spartak, më pyeti. “Është Sali Berisha profesor, i thashë, kërkon kokën tënde”.

Çdo bëjmë profesor? i thashë.

Të ecim përpara, tha me qetësinë e tij.

Urdhërova shoferin e makinës Vrion Kristo që të kthehej me shpejtësi majtas drejt rrugës që të çonte drejt Porit Detar. Makinat e tjera na ndoqën pas. Devijimi ishte aq i papritur dhe i paparashikuar për ata që kishin vendosur të na masakronin. Ndoshta menduam se ne u kthyem mbrapsht përsëri në Tiranë. Vijon…”.

Next Post
Përmbytjet në Lezhë/ Orët e fundit pa reshje, por 2600 hektarë tokë ende nën ujë. 30 familje të evakuara

Përmbytjet në Lezhë/ Orët e fundit pa reshje, por 2600 hektarë tokë ende nën ujë. 30 familje të evakuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta! PS: Pagat i cakton Parlamenti, jo Gjykatat

Debate te Konferenca e Kryetarëve, PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, mazhoranca e rrëzon! Bardhi akuza Qeverisë

September 17, 2026
VIDEO/ “UÇK, UÇK!”- Djali i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit priten me ovacione në aeroportin e Prishtinës! Endrit Thaçi: Gjykatë kriminale!

VIDEO/ “UÇK, UÇK!”- Djali i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit priten me ovacione në aeroportin e Prishtinës! Endrit Thaçi: Gjykatë kriminale!

September 17, 2026
Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

SHKRESA/ Pak para seancës në Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Hiqni ligjin për pagat e magjistratëve, duhet të vijojnë konsultimet

September 17, 2026
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

September 17, 2026
Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

Lirimi nga detyra i Lamallarit, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm! Do drejtojë edhe Pushtetin Vendor

September 17, 2026
Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

September 17, 2026
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

O sa mirë me ken… dëshmitar, o hej!!

September 17, 2026
EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

September 17, 2026
Kleçka e punësimit/ Rritja më 2021 erdhi nga pensionistët, për popullsinë ne moshe pune kishte rënie

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve, punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet!

September 17, 2026
Në pritje të Parlamentit dhe protestës, Policia merr masat operacionale dhe bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Në pritje të Parlamentit dhe protestës, Policia merr masat operacionale dhe bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com