• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Berisha profesor, kërkon kokën tënde’/ Braho: Si e përgjuam SHIK dhe policinë në ’96. Dy ‘gjeneralët’ e PD-së urdhëruan masakrimin e Pëllumbit dhe…

by Java News
12/01/2021 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishe 22 maj 1996, katër ditë para manipulimit të zgjedhjeve të 26 majit nga Sali Berisha dhe pushteti i tij me natyrë kriminale, zgjedhje të cilat shumë shpjet do të sillnin edhe fundin e tij. Struktura e policisë me në krye Agim Shehun, SHIK-u famëkeq i Bashkim Gazidedes dhe grupe militantësh të PD-së ishin angazhuar në përndjekjen dhe izolimin e krerëve të Partisë Socialiste, dhunimin e tyre dhe  sabotimin e mitingjeve elektorale. Në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, deputeti Spartak Braho, protagonist i atyre ditëve, shkruan se kishte bindjen se Sali Berisha do të bënte çmos për të vjedhur zgjedhjet, ashtu siç edhe ndodhi vërtetë.

Në këto kushte, Braho ka komunikuar me një ish-oficer policie të liruar, D. Ibrahimi për të gjetur një zgjidhje. Braho dhe Ibrahimi kanë sajuar disa aparatura për të përgjuar komunikimet e strukturave të policisë dhe SHIK-ut. Aparaturat i kanë vendosur te shtëpia e një militanti të PS-së në Sukth. Kështu Braho dëgjoheshin të gjithë urdhrat kriminalë që jepeshin nga policia dhe SHIK, me porosi të Berishës, për të goditur njerëzi e Partisë Socialiste. Braho rrëfen disa nga urdhrat e lëshuara nga Agim Shehu, me të cilëve edhe një urdhër, për të masakruar Servet Pëllumbin, në atë kohë një nga figurat qendrore të Partisë Socialiste.

Braho rrëfen se ishte në makinë me Servetin, duke shkuar për Durrës, kur dëgjonin në radiot e tyre, urdhrin e Agim Shehut drejtuar militantëve të PD-së, policisë dhe shikasave, për të goditur drejtuesit e PS-së dhe sabotuar mitingun në Durrës. Pas rrëzimit të Berishës, Agim Shehu u arratis bashkë me Gazideden, ndërsa u rikthyen pas vitit 2005, ku Berisha i emëroi në poste të rëndësishme.

Pjesë nga rrëfimi i Spartak Brahos

“E parandieja dhe intuita profesionale më thoshte se Berisha do të bëntë çmos që zgjedhjet t’i manipulonte dhe të fitonte me çdo kusht. Policia, SHIK dhe kontingjenti kriminal, të cilët ishin liruar disa ditë para zgjedhjeve nga burgu, do të ishin skalioni kryesor që do të përdornin dhunën mbi militantët e PS dhe zgjedhësit. I shqetësuar për këtë parandjenjë bisedova me një ish-oficer policie i liruar, D. Ibrahimi se ç’duhej të bënim. Shkëmbyem mendime dhe ramë dakord që veprimet e policisë dhe të SHIK-ut t’i monitorimin, duke kapur valët radiofonike që përdoreshin prej tyre. Sajuam aparaturat dhe një sasi radiosh që përdoreshin nga policia, duke i instaluar në shtëpinë e një militanti në Sukth. Kjo bëri të mundur që të depërtonim sa mundej në komunikimet çdo orë të ditës, duke ndjekur me kujdes të gjitha urdhrat dhe porositë që përgatiteshin, për të realizuar goditjet dhe arrestimet nga shtabi policor i Artan Kalasë në Durrës dhe Agim Shehut në Tiranë.

Në këto komunikime kuptohej qartë se ishte vendosur që mitingu elektoral i PS-së në Durrës të sabotohej e të mos lejohej të zhvillohej. Këtë të dhënë ia përcolla qendrës, duke i vënë në dijeni të këtij parashikimi. Në datën 22 maj ne prisnim në Vlorë drejtuesit e PS për t’i shoqëruar në Durrës. Aty për aty bisedova me Bardhyl Agasin që ishte kryetari i degës së partisë, për të bërë një devijim. Dhashë porosi që të ktheheshin papritur në fshatin Manzë, duke organizuar aty një takim spontan. Kjo manovër u bë edhe për të parë se si do të reagonin ata që na ndiqnin.

Takimi i improvizuar në Manzë u realizua me sukses. Agjentët e policisë dhe të SHIK-ut që shoqëronin autokolonën u gjendën të papërgatitur nga ky devijim. Pas 30 minutash, autokolona mori drejtimin për në Durrës dhe në radio dëgjuam thirrje të egra të Agim Shehut dhe Artan Kalasë, të cilët bërtisnin ‘pse u lejua takimi në Manzë’ dhe të ndalohej me çdo kusht lëvizja e autokolonës në hyrje të qytetit të Shijakut. Pa arritur atje u njoftuam se tek 4-rrugët e Shijakut grupe militantësh të PD-së kishin bllokuar rrugët në drejtim të Durrësit.

Bisedova me prof. Servetin me të cilin isha në makinë dhe pasi i sqarova për situatën, i sugjerova ndërrimin e makinave. Ashtu u bë! Të gjithë anëtarët e kryesisë dhe ne që i shoqëronim hipëm në makina të tjera që u morën nga militantët tanë dhe ndërkohë që automjetet zyrtare i ndaluan pa u futur te 4-rrugët e Shijakut, ne ecëm me shpejtësi përmes turmës së egërsuar të militantëve, të cilët nuk e kuptuam këtë manovër dhe nuk arritën të identifikojnë personat. Kështu u evitua bllokimi dhe përplasja në Shijak. Por, problem ishte si do hynim në Durrës. Ecnim drejt qafës së Rrashbullit, në drejtim të Shkozetit, drejt hyrjes së Durrësit, Urës së Dajlanit.

Pikërisht aty, u panë grumbullime militantësh të PD-së me shkopinj në dorë që ulërinin duke shquar midis tyre një sërë fytyrash me precedentë penal. “Mbaji aty, mos i lini të futen, nxirrni nga makinat, bjeruni dhe digjini makinat”, ishin urdhrat që dëgjonim nga radiot. Unë e njihja mirë zërin e Agim Shehut. Autokolona jonë kishte ndalur te Ura e Dajlanit në pamundësi për të bërë përpara. Papritur në radio buçiti një zë i fortë dhe me tërsëllëm urdhëroi “në asnjë mënyrë të mos bëhet miting, do përgjigjeni me kokë. Të mos futet në Durrës, Servet Pëllumbi, masakrojeni, po po masakrojeni”.

Isha në makinë me prof. Servetin. Ai e dëgjoi zërin në radio. “Ç’është ku mo Spartak, më pyeti. “Është Sali Berisha profesor, i thashë, kërkon kokën tënde”.

Çdo bëjmë profesor? i thashë.

Të ecim përpara, tha me qetësinë e tij.

Urdhërova shoferin e makinës Vrion Kristo që të kthehej me shpejtësi majtas drejt rrugës që të çonte drejt Porit Detar. Makinat e tjera na ndoqën pas. Devijimi ishte aq i papritur dhe i paparashikuar për ata që kishin vendosur të na masakronin. Ndoshta menduam se ne u kthyem mbrapsht përsëri në Tiranë. Vijon…”.

Next Post
Përmbytjet në Lezhë/ Orët e fundit pa reshje, por 2600 hektarë tokë ende nën ujë. 30 familje të evakuara

Përmbytjet në Lezhë/ Orët e fundit pa reshje, por 2600 hektarë tokë ende nën ujë. 30 familje të evakuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

January 3, 2026
Kongresmenia republikane, kritika të ashpra Trumpit: Operacioni në Venezuelë, për kontrollin e naftës!

Kongresmenia republikane, kritika të ashpra Trumpit: Operacioni në Venezuelë, për kontrollin e naftës!

January 3, 2026
Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

January 3, 2026
Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

January 3, 2026
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Ëndrra e një nate venezueliane në bregun e Lanës!

January 3, 2026
Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

January 3, 2026
SHBA-të dënojnë sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë: Do marrim veprime të mëtejshme

Uashingtoni paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë!

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In