• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Primaret, arritje e madhe! Lulzim Brava tejkaloi imagjinatën e Orwell dhe Kafkës

by A R
30/01/2022 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një foltore me demokratët në Vaun e Dejës. Në fillim të fjalës së tij, Berisha u ndal tek primaret, proces që po zhvillohet ditën e sotme në 6 bashkitë të cilat do të futen në zgjedhje më 6 Mars. Berisha e konsideron këtë proces një arritje të madhe dhe një zotim të mbajtur.

“Kam kënaqësi të veçantë se takohem sot me ju në një ditë të rëndësishme për PD, por edhe për vendin. Sot në 6 bashki të Shqipërisë, Shkodër, Durrës, Peshkopi, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtaret dhe anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre të lirë kandidatin, apo kandidaten që do të garojë për qytetar të parë në këto bashki. Mendoj se kjo është arritje e madhe. 4 muaj më parë e premtuam këtë praktikë. U angazhuam dhe zotuam se do të rikthejmë votën e lirë.

Sot, ajo po ushtrohet nga mijëra e mijëra demokratë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën se ju me votën tuaj do të zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive, por këshilltarët e tyre, deputetët tuaj dhe do të zgjidhni në një të ardhme të afërt edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika korruptive dhe autoritare. Merr fund, praktika e emërimeve nga lart, e zarfeve dhe pakove me euro për të fituar emërimin.

Emërimi do të jetë atribut i vullnetit tuaj të lirë për çdo zyrtar që ju përfaqëson ju. Ne besojmë se pa votën e lirë nuk ka liri të vërtetë dhe ju jeni dëshmitarë se si këto 8 vite vota e lirë u surgjenos, u sikteris nga shoqëria shqiptare. Partia socialiste nga viti 2009 deri më sot nuk ka bërë një votim të lirë në gjirin e saj, përkundrazi voti në 2009 që të mos votohej më për kryetarin.

PD e drejtuar nga Lulzim Brava, degradoi në atë shkallë që tejkalon edhe imagjinatën e George Orëell, Franz Kafkës  apo Garcia Marqeuz, sa para kamerave tu thotë shqiptarëve se aty ku ishin 1958 karrige janë të ulur 5004 delegatë, 5004 vota”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
I hodhën spraj pronarit të argjendarisë për ta grabitur, jeta luksoze e çiftit me shampanja e Rolex

I hodhën spraj pronarit të argjendarisë për ta grabitur, jeta luksoze e çiftit me shampanja e Rolex

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com