• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha prezanton referendumin: Dënoni me injorim turpin e demokracisë, peng-Bashën!

by
13/12/2021 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë nga brenda selisë së Partisë Demokratike pasi u fut sot me mbështetësit e tij për të organizuar një mbledhje.

Kjo gjë ndodhi teksa në një tjetër zyrë brenda selisë, kryetari aktual Lulzim Basha zhvillonte një mbledhje me pjesëtarët e partisë.

“Kjo konferencë është më e veçanta në karrierën time. Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të PD, ngjarje kjo absolutisht unike si monument lirie, e grave, vajzave, e djemve dhe burrave të lirë, që në kundërshtim, në përballje me narkoshtetin apo me peng-kryetarin, por dhe presione të tjera të pandershme, ngrihen si viganë në një Kuvend të lirë dhe vendosin të shtrojnë PD-në në shtëpinë e lirisë. Vendosin të rikthejnë fuqishëm pluralizmin politik në Shqipëri.

Ky ishte Kuvendi më Perëndimor në rrafshin e vlerave. Jehona e këtij Kuvendi, siç ishte unik në llojin e tij, është e jashtëzakonshme në çdo votër dhe zemër shqiptari të të gjithë atyre që duan lirinë. Por, duhet t’ju informoj se personalitete nga më të shquarat të krahut konservator në Europë dhe botë kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët shqiptarë. Shpreh kënaqësinë për zhvillimin në Shqipëri dhe gadishmërinë e tyre për misionin e madh.

Kemi të bëjmë me një njeri të çmendur me pasionin e karrigeve, dhe nga ana tjetër keni njeriun e pasionit, që është sot para jush, që s’punon për karrige, por punon me pasion të jashtëzakonshëm për lirinë tuaj.

Në mbledhjen që sapo përfundoi, përshëndeta të gjithë demokratët në Shqipëri, e përmes jush përcjell një thirrje miqësore ndaj çdo demokrati që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD të rithemeluar. Është i mirëpritur. A kam t’u drejtë t’i them çdo drejtuesi të PD që në rast se do ishit në Kuvend, do mund të shpreheheshit lirisht për mendimet, idetë e propozimet. Megjithatë unë jam nga ata që them, më mirë vonë se kurrë. Unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë kaq të vonuar dhe prandaj i ftoj të bashkohen. Kontributi i secilit do të respektohet.

Ftoj kryetarët e partive demokratike, që deri më tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, me PD-në sepse vendi i tyre është aty ku janë idealet më fisnike. Në dy muajt e fundit, deputeti Basha e katandisi në një parti të ekstremit të majtë. Kjo është fleta e referendumit për shkarkimin e peng-Bashës. Një komision u mblodh këtu për të organizuar referendumin. Do bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ju informoj ju se ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht: ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta, i ka mbledh kartat dhe nuk ia ka kthyer. Është plaçkitje, nuk e kisha dëgjuar kurrë. Ftoj çdo demokrat që më 18 të firmosë aktin madhor të pushtetit të vullnetit të anëtarit të PD-së me normat e reja të lirisë dhe ta dënojë me injorim anti-Kuvendin e shoqatës Basha-Bardhi, si një nga turpet më të mëdha të historisë së njerëzimit në rrugën e demokracisë. Unë pres anëtarë, drejtues e deputetë  të mos bëhen bashkëautorë në një akt të pashembullt anti-pluralizmi” tha Berisha.

/b.h

Next Post
“E gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë”/ Berisha: Kishim parashikuar protestë më datë 18 dhjetor, por e kemi shtyrë

"E gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë"/ Berisha: Kishim parashikuar protestë më datë 18 dhjetor, por e kemi shtyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë, por nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë, por nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

July 4, 2026
“Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Debate mes organizatorëve dhe protestuesve për krijimin e Kuvendit Kombëtar! Dalin mesazhet

“Si u zgjodh grupi nismëtar?”/ Debate mes organizatorëve dhe protestuesve për krijimin e Kuvendit Kombëtar! Dalin mesazhet

July 4, 2026
Shërohet edhe pacienti i fundit me hantavirus, OBSH shpall fundin e epidemisë

Shërohet edhe pacienti i fundit me hantavirus, OBSH shpall fundin e epidemisë

July 4, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro zbret në 93.88 lekë! Fluksi i lartë i turistëve forcon monedhën tonë

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In