Ish-kryeminsitri Berisha priti në një takim këshilltarin e EDU-së së Merkel i cili ndodhet në Tiranë.
“Përballë një mazhorance të kapur nga krimi dhe korrupsioni, është e nevojshme një opozite e fortë dhe për këtë ndihma e grupit parlamentar të CDU dhe fondacionit Konrad Adenauer do të jetë mjaft e vlefshme”.
“Berisha dhe këshilltari i lartë gjerman Falenski diskutuan gjërësisht mbi situatën në vend. Falenski shprehu vendosmërinë e tij dhe të CDU për një ndihmë të gjithanëshme ndaj Partisë Demokratike, që ajo të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të japë ndihmesën në procesin e integrimit të vendit në BE”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
“Berisha i shprehu zotit Falenski falenderimet për grupin parlamentar dhe CDU për interesin e madh që tregon për PD dhe Shqipërinë, ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë PD dhe do të vazhdojë të japë me modelin e saj të suksesshëm në politik-bërjen gjermane”, vijon njoftimi. /a.m.