• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha pranon për herë të parë: Po! Ishim kundër embargos së naftës ndaj Serbisë por…

by A R
16/02/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ndodhur ajo që nuk mendohej. Sali Berisha ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Republikës ka pranuar publikisht se qeveria shqiptare ka qenë kundër embargos së naftës që OKB-ja ja kishte vendosur Jugosllavisë së cunguar të Sllobodan Milosheviçit.

Duke pranuar njeheresh se firma “Shqiponja” e PD qe merrej me trafikun e naftes dhe thyerjen e embardos me Ish-Jugosllavine dhe gjithe procesi i takimeve dhe thyerjes se embargos se OKB nuk ka qene qendrim i qeverise “Meksi” por i tiji personal si President i Republikes.

Nje pohim te tille Berisha e ka bërë këtë në faqen e tij të Facebook, kur i është përgjigjur një komentuesi që e ka sulmuar për këtë çështje.

Ja çfarë shkruan Berisha:

“B.N keni harrue te shkruani dhe shitjen e detit Greqise me qe permende dhe po perserisni nje trillim bajat njelloj sikur te ishe ndonje enverist apo idhtar i Sllobos Per naften Serbise. Ju bej me dije se publiksht qeveria shqiptare ka qene kunder embargos sepse ajo rendonte kryesisht mbi shqiptaret e Kosoves dhe jo mbi serbet qe furnizoheshin nga Danubi panderprere.

Theksoj se duke qene kunder embargos qeveria shqiptare ka bere gjthçka per respektimin e saja si detyrim nderkombetar. Natyrisht me gjithe perpjekjet tona ka patur kontrabande te cilen fatkeqesisht nuk e ndalon dot plotesist asnje vend. Sidoqoftë te dhenat e OKB deshmonin se 96% te naftes Serbia e mirrte nga Danubi, pra sasia qe mirrte nga kontrabanda me Shqiperine nepermjet liqenit te Shkodres ishte minimale.S.B”.

Kjo është një deklaratë super e bujshme pasi deri sot ende nuk ka pasë asnjë qëndrim të qeverisë shqiptare të asaj kohe ku Sali Berisha ka qenë president dhe Aleksandër Meksi kryeministër, që Tirana zyrtare ta ketë kundërshtuar embargo-n e vendosur nga OKB-ja.

Kjo sepse, nëse futemi në argumentin e Sali Berishës, Kosova nuk mund ta fuste naftën masive kontrabandë ngaqë nafta nuk shpërndahej me makina të vogla. Kjo ka ndodhur edhe me Malin e Zi ku shumë tregëtarë të vegjël dërgonin serberatorët me nga 30 apo 40 litra. Por kjo ka qenë për të furnizuar privatët pra qytetarët që të mblidhnin naftë apo benzinë për makinat e tyre.

Këtu flitet për firmën “Shqiponja” ku pronare juridike ishte PD dhe president i saj Tritan Shehu, e cila dërgonte 95 për qind të naftës nëpërmjet liqenit të Shkodrën, nga një tubacion i vendosur në bazë të një marrëveshje të miratuar nga Sali Berisha, president i Shqipërisë dhe Momir Bulatoviç, president i Malit të zi që ishte një vasal i Sllobos.

Këtë e ka deklaruar vetë Bullatoviçi në librin e tij dhe Berisha kurrë nuk e ka mohuar.

Pra bëhet fjalë për këtë kontrabandë dhe jo atë që disa kuksianë, shumë pak, fare pak çonin në Prizren.

Që ta shpjegojmë situatën më qartë.

Në Jugosllavinë e Sllobos shkoje vetëm me vizë që jepte ambasada në Tiranë. Dhe ajo u jepte disa personave që kishin lidhje jo me Kosovën por lidhje serbo-malazeze.

Edhe në Kukës ka një komunitet që kishte ndonjë lidhje të vogël familjare si serbo-malazez, përshembull gjyshja nga nëna apo babai etj. Dhe këta regjistroheshin në shoqatën Moraça-Rozafa që kontrollohej nga UDB.

Por këto ishin një komunitet i vogël. Shumë e kanë blerë sa “frëngu pulën” vizën pasi korrupsioni ishte marramendës dhe kështu u pasurua familja Millosheviç. Por sasia e naftës që dërgohej në Kosovë ishte maksimumi një zis çisternë vetëm në raste të rralla, të tjerat ishin makina të vogla.

Ndërsa nga liqeni i Shkodrës e jo në Hanin e Hotit, sepse ishin vëzhguesit e OKB, kalonin tankerat e kompanisë Shqiponja që vinin me autokolonë maunesh prej Greqisë.

Kjo është e vërteta dhe Berisha e pranoi për herë të parë./Pamfleti.com/a.m.

Next Post
Përndiqte ish-të dashurën, burg për shqiptarin në Itali

Fier, gjykata dënon me burg të riun për rrahjen e prindërve, por ai arratiset, derisa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com