Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale të ofendimeve dhe kërcënimeve të Policisë së Shtetit ndaj një tifozi të kombëtares.
Në video shihen dy oficerë policie, të cilët reagojnë keq ndaj tifozit të kombëtares, i cili i ofendon. Në reagimin e tyre, një nga efektivët kërcënon se do t’i fusë plumbin.
“Fytyra “europiane” aterore e Edvin Kristaq Rames! Polici, nje kriminel me uniforme, dhunon si kafshe tifozin kuqezi dhe i thote se do i fuse plumbin!” shkruan Berisha
Fytyra "europiane" aterore e Edvin Kristaq Rames! Polici, nje kriminel me uniforme, dhunon si kafshe tifozin kuqezi dhe i thote se do i fuse plumbin! sb (shih videon)
Posted by Sali Berisha on Saturday, October 10, 2015









