Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi këtë të premte, më 10 prill, një tryezë diskutimi me ekspertë të fushës dhe përfaqësues të departamenteve, mbi zhvillimet e Portit të Durrësit.
Berisha deklaroi se Porti i Durrësit është një projekt i madh korruptiv. Kreu demokrat tha se Portin e peshkimit e kanë marrë nën zotërim dy trafikantë.
“Çështja që ne shtrojmë sot është për momentin afera më e madhe korruptive që Europa ka në tryezë. Kjo aferë shkon të paktën, të marrë së bashku përvetësimin e pasurisë publike, nga të gjitha pasuritë publike që kanë shqiptarët sot, numri një është porti i Durrësit. Pas portit vjen kaskada.
Porti me trojet dhe të gjitha është pasuria publike më e madhe e cila shkon në 3.8- 4 miliardë euro. Edhe kaskada ka vlerën e vet, por porti e ka më të madhe.
Është një investim mijëravjeçar, por që ka shërbyer si kryeurë e lidhjes së shqiptarëve me Perëndimin dhe ka qenë në pozicionin e tij jashtëzakonisht strategjik dhe një faktor shumë i rëndësishëm në çmimet, në transportin e leverdishëm, etj, etj.
Historia e këtij korrupsioni të përmasave të pakufishme është e tillë. Durrësi në vitin 2013, duhet ta dini ju të gjithë, kishte zonën e përcaktuar për marinën e vet.
Durrësi donte një port marine, nuk diskutohet. Qytetit i mungonte porti i peshkimit, i mungonte një port marinë. Porti i peshkimit u ndërtua me paratë e Bankës Botërore, por pavarësisht se u ndërtua, atë e morën dy trafikantë të damkosur ndërkombëtarë”, u shpreh Berisha.
Hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, se ka refuzuar projektin e marinës për Durrësin, pasi sipas tij, ka kërkuar ryshfet 10 milionë euro.
“Ishte bërë projekti, ishte bërë tenderi, ishte shpallur fituesi dhe do fillonte puna dhe Durrësi do bëhej me portin e marinës që i takonte, që i mungonte. Cila është historia? Historia është kjo, është e regjistruar biseda e Edi Ramës me Ylli Ndroqin, në të cilën Edi Rama i thotë Ylli Ndroqit, i thuaj atij arabit tënd që pa 10 milionë euro nuk fillon punën.
Ylli Ndroqi i thotë, unë për 10 milionë nuk i them dot. Kjo është e vërteta. Kjo është në dosje. Këto i ka denoncuar Ylli Ndroqi. Dhe ky refuzim rrëzoi projektin e shkëlqyer të portit të marinës për Durrësin, sepse Edi Rama donte së paku ryshfet 10 milionë.
E kemi denoncuar shumë herë, publikisht dhe në të gjitha mënyrat”, deklaroi kryedemokrati.












ej padi Sali per Edi Ramen per rrushfet dhe per dhenien e portit te peshkimit trafikante .Porti i Durresit eshte bere shume mire qe transferohet ne porto Romane se durrsaket kane ngrene pluhrin e qymyrit dhe mineraleve per rreth 80 vjet