• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

by A R
29/01/2025 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të martën në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur vëllai i Hekuran Dedës, një nga 4 protestuesit që mbeti I vrarë në protestën e 21 janarit. Zabit Deda qëndroi për më shumë se 1 orë e 30 minuta në prokurori ku dha sqarime mbi hetimet për zbardhjen e vrasjeve të ndodhura 14 vite më parë.

Të mërkurën pritet të japin sqarime në cilësinë e personit që ka dijeni për një vepër penale edhe vëllai tjetër i Hekuran Dedës, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor.

Avokati Idajet Beqiri i ftuar “Ora e Fundit” në Abc News tha se ka dërguar prova, që sipas tij e bëjnë më të qartë rolin e Berishës si “porositës” i vrasjeve në bulevard. Ai pohoi se ka qenë vetë ai që i ka kërkuar SPAK, që në listën e dëshmitarëve, të jenë dhe dy vëllezërit e Hekuran Dedës për të dëshmuar për krimin shtetëror.

Ai theksoi se Sali Berisha ditën e mortit të Hekuran Dedës ka dërguar shoqëruesin e tij me një çantë prej 300 mijë euro, për të “blerë gjakun e derdhur” të Dedës dhe familja të mos e kërkonte gjakun e djalit të tyre te Sali Berisha. Ai theksoi se familja Deda nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Kam depozituar prova të reja, që kanë të bëjnë me 21 janarin. Kam theksuar se kush duhet të ishin dëshmitarët për ngjarjen dhe kam thënë dhe për dy vëllezërit e Hekuran Dedës, që njëri u mor në pyetje sot dhe tjetri nesër. Ata kanë shumë gjera për të deklaruar se kush është urdhëruesi, çfarë kanë marrë vesh ata, kush u ka shkuar në familje, çfarë u kanë thënë për urdhëruesit. Sali Berisha ka dërguar ditën e mortit, janë thirrur dy vëllezërit e Hekura Dedës, ka shkuar shoqëruesi i Sali Berishës me valixhen me 300 mijë euro dhe ju ka thënë “që të sjellë Saliun të bëjë ngushëllimin dhe ju të mos e kërkoni gjakun te Saliu”. Ata e kanë konsideruar atë si një krim të dytë dhe nuk e kanë pranuar. Porositësi i vrasjes është Sali Berisha. Ai e ka thënë se është vrasësi dhe shqiptarët e dinë shumë mirë këtë punë dhe janë me dhjetëra prova direkte dhe indirekte”, theksoi ai.

Ai theksoi se Sali Berisha rrezikon burgim të përjetshëm për atë krim shtetëror. Sipas Beqirit, SPAK po e çon drejt fundit dosjen hetimore pëR 21 janarin.

“Nuk ka shumë punë, ka pak për të thirrur dhe pastaj duhet t’ua komunikojë akuzat. Në këtë drejtim, dëshmitarët dhe provat më të rëndësishme janë grupuar dhe SPAK i ka në dosje.”, tha ai.

Next Post
Putin tjetër mesazh kërcënues: Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike !

Putin refuzon bisedimet e drejtpërdrejta me Zelenskyn, reagon Kievi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In