• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha po të donte, e rrëzonte Bashën për 5 minuta. Të dy kanë bërë pakt…

by Agron Gjekmarkaj
23/04/2018 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AGRON GJEKMARKAJ/ 

Nard Ndoka, me një traktat politik siç i ka hije një meditimi të gjatë e racional, pardje u bë lajmëtari i një epoke të re! Ai dha njoftimin se era Basha sapo filloi. Nardit iu rrittë ndera për hapjen e syve që na bëri. Jo kushdo ta bën këtë nder. Jam dakord me këtë kumt të shkoqur kaq bujarisht dhe me elokuencë nga kryetari i PDK-së. Basha, i lodhur nga maska e vetë, për një çast e gjuajti atë përtokë

Ai vendosi të shfaqet siç është duke i dhënë fund dramës që e ka munduar ndër vite, atë të bërit kinse si europianist. Atij i pëlqen të jetë kryetar i PD-së përjetë, i pakushtëzuar nga humbjet e shpeshta dhe ndoshta fitoret e munguara. Ëndrrën e bëri realitet me statutin e ri. Retoria e bashkimit, hapjes dhe demokratizimit, të cilat ia plasën shpirtin në këta muaj të trazuar pas katastrofës së qershorit 2017-të, janë thjesht një bezdi e lënë pas krahëve. Ai më në fund u tregua trim.

Fjala e urtë popullore “turk e trim” ia stolis nurin kësaj here. Ndoshta për herë të parë i vërtetë deri në dhimbje. Me mbledhjen e Këshillit Kombëtar për statutin mori përsipër listat, dëbimet, fshirjen e kujtesës së PD-së, marrëveshjen me Ramën, transformimin e kësaj partie në një parti të tijën. Nuk fshihet më jo Lulzim Basha. Ajo PD që kemi njohur dikur me cenet dhe virtytet e saj nuk ekziston më. Partia që u formua nga elita e vendit në dhjetor 1990, sot drejtohet nga personazhe pa spikamë publike. Shikoni estabilishmentin drejtues në krah të Bashës, kryesinë, nënkryetarët, sekretarët, grupin e tij parlamentar dhe së fundi, Këshillin e tij Kombëtar!

Në këtë mbledhje aritmetike më shumë se 20 a 30 vetë të marrë se bashku nuk gëzojnë respektin e shoqërisë, me të tjerët qytetarët shkrihen në gaz dhe tendosen në përbuzje. Partia e tij e re, e cila mund të quhet Partia Basha, nuk do të votohet për çka ka përfaqësuar dikur Partia Demokratike, por për atë që ky formacion produkt i statutit të ri do të prodhojë tani e tutje në politikën shqiptare. PD përfundimisht është ish-PD. Ish- Lulzim Basha tani është Lulzim Basha.

Me çiripupat e tij ai e ka fituar sfidën me kundërshtarët e vet. Këta të fundit kanë humbur të drejtën t’i referohen atij si kryetar i PD-së dhe ish-PD-së si PD. Të kuptohemi, edhe më parë PD ishte e kryetar Sali Berishës. Por Berisha ka pasur intuitën të mos e vrasë dialektikën e përfaqësimit për hir të fitores dhe sidomos digën ndaj banalitetit e kishte shumë më të lartë. Jo se lideri historik nuk e përdorte atë me masë. Tani tesera e parë e nderit në partinë e re i takon Sali Berishës. I takon si njeriut që mundësoi transformimin dhe që dorëzoi tapitë e pronësisë.

Sali Berisha mund ta ndalte këtë llakërdi, por nuk desh. Sali Berisha mund të shkonte në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe t’u mbante një fjalim siç di ai kur do të realizojë diçka, por nuk e bëri. Ndenji në zyrë se me gjasë ashtu ka rënë dakord me Bashën. Sali Berisha ka bërë marrëveshje me Bashën. Arsyet do t’i kuptojmë me kalimin e kohës. Sali Berisha nuk është opozitari etik i Bashës, përkundrazi është mbështetësi i tij kryesor. Fabula se Basha është Kryetar i PD-së dhe Berisha Kryetar i Bashës, duket intriguese sa ajo tjetra që Basha e shantazhon Berishën.

Kundërshtarët e Bashës, ata të cilët Berisha i quan ish-bashkëpunëtorët e tij që nuk i desh si pasardhës, Topalli, Patozi, Bode, Bregu, Imami, Ruli etj. duhet ta lënë mënjanë hipokrizinë dhe të kuptojnë se ata i braktisi Sali Berisha. Nuk ka rëndësi në i bëri ai apo Basha listat. Berisha i lëshoi. Të na i kursejnë qurravitjet dhe vikamat kundër Lulit se ai është në biznesin e lojën e vet dhe doli ku e ku më i zoti se ata. Ehuha. Pastaj, kur ishin në PD, me përjashtim të Bregut që paralajmëroi herët se çdo ndodhte, të gjithë heshtën me shpresën se do t’i hante të fundit.

Tani po deshën, le të ngrohen në diell duke fërkuar barkun apo kujtuar monë e madh kur luftonin në krah të Doktorit bollshevizmën ose të bëjnë parti tjetër, po Lulin ta lënë të qetë, nuk u ka më borxh ta dënojnë orë e çast. Askush nuk besonte se Basha të ishte kaq ambicioz. Doktori i zemrës e njeh mire trurin e PD-së. Lulit desh t’i linte një parti të pastër, pa grupe armiqësore dhe ia la. Me gjasë, hesapi nuk i shkonte deri te 230 mijë vota mangët. Shumë parashikime mund t’i kenë dalë Doktor Berishës në lidhje me Bashën, se përndryshe e rrëzonte për 5 minuta, por rrëshqitjen kaq rëndë si zor ta ketë menduar. Çdo e keqe e ka një të mirë. Banaliteti tani, në fakt i duhet si humus për mitologji dhe nostalgji të reja.

Pakti i Berishës me Bashën përfshin mikpritjen e Berishës në partinë e re, për aq kohë sa t’i duhet këtij të fundit. PD-ja e re ngjan si kapsulë anijesh kozmike, në të cilën strehohen disa veta për t’i ikur apokalipsit. Basha tani ka një parti të vetën, të cilën e trajton si pronë, ashtu si një bari tufën e vet që, kur do qengjat, i lejon t’i bëhen dele, delet i mjel, qumështin e bën kos, djathë, tlyn, dhallë ose i fal, i shet etj. Me këtë parti do bëjë betejat e veta në raport me qëllimet.

Nuk është e thënë se synon pushtetin, por as nuk e refuzon nëse rastësisht i bie në dorë. E djathta s’ka pse gëzohet e as të hidhërohet me sukseset apo dështimet e tij. Ato janë qari i vet. Rriskon në mënyrën që di. Del në treg. Po iu shit produkti, bereqavers. Por opinioni duhet ta dijë se partia e Bashës nuk është më një parti ideologjike dhe as e djathtë. Thjesht ajo është një parti e veta, e cila nëse votohet për si është, le t’i gëzojë votat. A është parti opozitare?

Kjo është pyetje e vështirë. Edhe është, edhe nuk është sepse zor me e nda se çfarë është pritja…është apo nuk është opozite?! Duhet të heqim dorë nga këshillat sesi Basha duhet të bëhet i mirë për ta rrëzuar Ramën e keq. Ndoshta Lulin kjo këshillë e brengos e i thyen zemrën për momentin. Rama nuk pranoi të bënte zgjedhje pasi fitoi, ndërsa Basha sanksionon postin e përjetshëm pasi humbi. “Opozita e re” gjeti mbretin e saj. “Le ta gëzojë Baftjari se është djalë për së mbari”, thuhet në një këngë tallave shumë të përhapur kohët e fundit./Panorama

a.ç

 

Next Post
Armët bërthamore, OKB: I gjithë njerëzimi është i kërcënuar

Armët bërthamore, OKB: I gjithë njerëzimi është i kërcënuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

“Shfaqja e sotme e deputetëve të opozitës”/ Zotërinj deputetë, jemi gati për të filluar seancën? Fillojmë… një minutë boks (VIDEO)

December 18, 2025
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

Presidenti Zelensky jep paralajmërimin e ashpër ndaj udhëheqësve të BE-së: Miratoni kredinë nga asetet ruse

December 18, 2025
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

Protesta e PD, si do të organizohet? Luan Baçi: Ora dihet kur fillon, por nuk e dimë kur përfundon

December 18, 2025
Miratohet marrëveshja mes dy shteteve për fluturimet nga Shqipëria në Kanada

Historike nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada, ja kur do nisin

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

SPAK kërkesë Kuvendit për çështjen Balluku: Seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura

December 18, 2025
“Po na provokojnë për Kosovën”, Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses

“Po na provokojnë për Kosovën”, Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

“Na jepni një vend në tryezë!”/ Rama për “The Observer”: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë

December 18, 2025
Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

December 18, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

Reagon Salianji: Berisha më largoi si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë! PD: S’ka pasur një detyrë të tillë, por është vetëpërjashtuar pas..

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In