• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha po sillet si tutor i SPAK

by Mero Baze
16/02/2025 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK i shoqëruar nga mbështetësit e tij, të cilët i ka njoftuar sot zyrtarisht. Deri herën e fundit, kjo ishte një praktikë normale. Ata 30 veta që i rrinin poshtë ballkonit i shkonin edhe në SPAK për të sharë Dumanin.

Por pas arrestimit të Veliajt, ai bëri sikur ndryshoi qëndrim, madje kërcënoi socialistët të mos guxonin më të shkonin para SPAK.

Edhe pse shkuarja e mbështetësve të Veliajt ishte për GJKKO dhe jo për SPAK, pasi prisnin vendimin e gjykatës, Berisha kërcënoi se nëse ata do ta bënin këtë edhe një herë, ai do të thërriste një protestë të madhe dhe do të rrëzonte qeverinë.

Pra, Berisha qenka në gjendje edhe të rrëzojë qeverinë, por po e toleron Ramën me kusht që ky të mos i bëjë më presion GJKKO-së.

Tani, pas kësaj, protesta që do të mbahet nesër para SPAK nga Berisha, tregon që deklaratat e Berishës kundër mbështetësve të Veliajt në GJKKO kanë qenë thjesht për të zhdukur konkurrencën, pasi territorin para SPAK ai e quan territor të tijin.

Për një moment, të gjithë menduam se ai u bë mbështetës i SPAK, edhe për faktin se dy-tre prokurorë dhe disa gjyqtarë të Speciales i ka ushtarë të tij.

Por kjo paska qenë një iluzion i gabuar.

Berisha në fakt po sillet si tutor i SPAK.

Me revanshin që ka vënë përpara SPAK me agresionin e të paktën tre viteve të fundit ndaj tij, Berisha e ka detyruar SPAK të bëjë lojën e tij, madje edhe në çështjen e tij.

Ai provokoi thellimin e masës së arrestit pas vendimit të diskutueshëm të SPAK për mosmarrje leje në Kuvend për bllokim pasaporte, dhe e shfrytëzoi pastaj thellimin e masës së arrestit për të qëndruar një vit në shtëpi dhe për t’u viktimizuar mbi ballkon.

Pastaj u la i lirë dhe ende nuk i është nisur as çështja e 21 Janarit dhe as ajo e të birit për Gërdecin.

Ndoshta dikush në SPAK mendon se duke i bërë këtë nder, Berisha duhet të jetë i kënaqur me ta.

Por në fakt, gabojnë.

Berisha e trajton SPAK si dikur Enver Hoxha, kadritë e tij, që pasi mbaronin autokritikën, u thoshte: “E ke të cekët, duhet të thellohesh.”

Pra, nuk ia quan shërbimet që i bëjnë atij, qoftë duke i plotësuar axhendën e protestave me burgosje të Veliajt, qoftë edhe duke toleruar çështjet e hapura ndaj tij.

Madje, Berisha nuk ka për t’ia ditur për nder SPAK-ut, edhe sikur ta çlirojë nga çdo akuzë dhe ta shpallë që sot të paprekshëm nga ligji.

Ai do vetëm që askush në drejtësinë e re të mos bëjë asnjë gjë kundër tij, pa marrë leje prej tij.

Deri atëherë, SPAK apo GJKKO mundohen kot të bëjnë gjeste që mendojnë se do të fitojnë simpatinë e tij.

Nënshtrimin ndaj tij, ai ua quan detyrë.

Faktin që po kujtohen vonë për këtë, nuk ua fal kurrë.

Next Post
Rreziku i fshehur i fushatave anti-korrupsion: A po cenohet demokracia në prag të zgjedhjeve 2025?

Rreziku i fshehur i fushatave anti-korrupsion: A po cenohet demokracia në prag të zgjedhjeve 2025?

Comments 1

  1. Shytan Shkëmbi says:
    12 months ago

    Prokurori Dumani, përgjigju këtyre pyetjeve :
    1) A keni frikë nga Sali Berisha ?
    2) A ju ka kërcënuar direkt me jetë Sali Berisha që frikësoheni nga ai, duke qenë se edhe më parë, keni qenë prokuror i 21 janarit dhe perseri jeni NUL.
    3) A ju ka KORUPTUAR Sali Berisha që kur vjen puna për 21 janarin, qepni gojën sikur e keni të salduar ? 4) Po Gërdecit pse i vini rrotull e rrotull, duke u përdredhur si balerinat kur rrëshqasin në akull ?
    5 ) A ju kanë urdheruar nga ambasada USA apo BE që Sali Berisha të mos preket ?
    6) A mos jeni i paaftë profesionalisht të argumentoni juridikisht gjëmën e 21 janarit dhe Gërdecin ?
    7) Në mos Jo, këto që Ju shkruaj, atëhere cila është aresyeja që nuk po shohim e degjojmë asnjë veprim proçedurial ndaj Sali Berishes ?
    Çuditerisht, ndaj tijë, nga PROKURORIA SPECIALE (SPAK), nuk ka rrjedhje informacioni nëpër mediat e ndryshme dhe as në telefonin e ndokujtë si Palokës para disa ditëve që i u njoftua arrestimi i Veliajt, duke derguar kamerat para bashkise se Tiranes.
    Po je burrë siç pretendon të jeshë, përgjigju, në mos publikisht, me veprime konkrete ndaj Sali Berishes dhe gjithë zinxhirit poshtë tijë, ndaç për 21 Janarin, ndaç për Gërdecin.
    Tl shohim se kush je, a je burrë apo burrë muti.
    Në dorën tënde kjo gjë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In