• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha po shkatërron PD-në”/ Ibsen Elezi: Po vendos në krye të degëve të besuarit e tij, në Kukës ka…

by
15/04/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha po manipulon edhe në Kukës zgjedhjet për kryetarin e degës. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi thotë në Report Tv se Berisha i ca caktuar kandidatët dy ditë përpara zgjedhjeve të cilat do të mbahen të dielën. Elezi thotë se Sali Berisha po shkel hapur rregullat, pasi ka vendosur si kandidat për kreun e degës një person të deleguar nga Tirana. Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Elezi thotë se Berisha nuk po i lë kandidatëve kohë që të bëjnë fushatë.

Ndonëse Berisha po i manipulon zgjedhjet hapur, ai nuk e pranon, por i duket një gjë proces krejtësisht normal. Kështu thotë Elezi, i cili tregon se i ka shkruar Berishës, por ai nuk e konsideron një deformim të procesit zgjedhor.

“Kandidatët e Kukësit u përcaktuan mbrëmë ç’ka do të thotë që kanë vetëm dy ditë kohë të komunikojnë për të dhënë platformën. Gara që ne pretendomini ka degraduar në një garë pakuptim. Shkelje tjetër është pothuajse absurde ka qenë kandidat nga Tirana, duke eliminuar të gjithë kandidaturat e tjera. I jam drejtuar Berishës i kam kërkuar të respektojë rregullat e lojës. Nëse mendon se ai është kandidat ta shpallë, por të na lërë të bëjmë fushatë.

Ka sjell si kandidaturë të deleguarin dhe s’ka lënë afate kohore. Ka ardh personalisht, i kam dërguar foto që ky person është shpall si i deleguari i grupit të rithemelimit. Edhe vetë personi do ishte e turpshme që të gënjente se ka tre muaj që i thotë strukturave që jam i deleguari. Berisha e ka quajt një gjë normale këtë lloj deformimi. Zgjedhjet janë ditën e diele. Në tre ditë janë përcaktuar kandidatët”, tha Elezi në Report TV.

Elezi shprehet se Berisha ka synim që të kontrollojë të gjithë procesit dhe të vendosë në krye të besuarit e tij që më pas të marrin pjesë në Kuvendin e 30 prillit. Sipas tij, kjo metodë do çojë në shkatërrimin e partisë.

“Dje në darkë kanë dal kandidatët, kanë tendencë për të kry një proces dhe për të kontrolluar se për të bërë një garë reale. Duke emëruar kandidatura nga Tirana fusin në përçarje partinë. Vëllai im që ka qenë kandidat duhet ta vazhdonte vetë këtë garën. Unë i kam rekomanduar që garën mos ta lërë, të mos tërheqë. Nëse Basha me këto praktika i ka bërë një dëm partisë, Sali Berisha do e çojë në shkatërrim duke vepruar në mënyrë të njëanshme., Në rastin e Bashës demokratë nuk kishin pritshmëri, tani kishin. Këto veprime janë si ta shkatërrosh me qëllim. Duhej një kuvend por jo në këtë formë që të përgatisësh terrenin që të çosh njerëzit e tu e të bëjnë ‘Berisha, Berisha’. Duhet të kemi një kuvend që të ketë frymë të lirë, po s’do shkojmë të bëjmë miting”, u shpreh Elezi.

Komisioni i Rithemelimit ka nisur zgjedhjet në bazë për krerët e degëve në të gjitha qytetet. Ky proces do të përfundojnë më 20 prill. Deri më tani janë zhvilluar zgjedhje në disa nga degët e vendit. 10 ditë më pas, Rithemelimi mbledh Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

/b.h

Next Post
“Me Berishën, i njëjti muhabet”/ Alibeaj: Një proces i njëanshëm që s’të çon drejt bashkimit të PD. Nga nesër secili deputet do…!

Kriza në PD vazhdon/ Berisha-Alibeaj, përplasje fatale: Përballja në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In