• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha po përjeton ‘karmën’ e Bashës

by Namir Lapardhaja
04/06/2025 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Namir Lapardhaja

Në vitin 2021, Partia Demokratike humbi zgjedhjet me një diferencë prej rreth 36 mijë votash ndaj Partisë Socialiste. Ishte një rezultat i kontestuar nga vetë PD për shkak të fenomeneve të manipulimit zgjedhor, si rasti Çyrbja i faktuar më pas nga SPAK apo si ngjarja e rëndë në Elbasan. Megjithatë, edhe pse mes kushteve të vështira, ai rezultat, më pas, u cilësua si “tradhti” dhe “shitje” nga Berisha, i cili ngriti një furtunë, duke e shkallmuar PD-në me preteksin e “pengmarrjes” nga Rama, SOROS-i dhe ambasada e SHBA-ve.

Katër vite më pas, me më shumë skandale dhe afera korruptive të qeverisë, me një pushtet të goditur nga të gjitha anët nga Prokuroria e Posaçme,  Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka rënë në një humnerë zgjedhore që nuk mund të fshihet më pas justifikimeve: mbi 250 mijë vota minus nga rezultati i Bashës në 2021.

Në emër të “sovranitetit” u ndërtua një narrativë që kërkonte të “çlironte” PD-në nga influencat e jashtme dhe të “përmbyste” “shërbëtorët” e ndërkombëtarëve në këtë parti, por e gjithë kjo përfundoi në një skenë qesharake, duke u paguar 6 milionë dollarë për një vizë amerikane, që nuk u mor kurrë, me shpresën për të rikthyer një perceptim se demokratët kanë mbështetjen e SHBA-ve në përballjen me Ramën.

Berisha pati premtuar se nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike në betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara, por shumë shpejt PD-ja u vu në funksion të interesave personale përmes firmosjes së kontratave lobuese, duke përdorur emrin dhe vulën e partisë për qëllime që nuk kishin asnjë lidhje me kauzën politike.

Ironikisht, në emër të “demokracisë së brendshme”, u rrëzua një drejtues që u zgjodh me votë dhe u zëvendësua me një strukturë që prodhoi emërime të njëpasnjëshme, pa garë, pa transparencë dhe me të njëjtët emra që dikur konsideroheshin simbole të dështimit. Për të mos përmendur talljen me të ashtuquajturën ‘Primare’.

Krahasuar me vitin 2021, sot Partia Demokratike është jo vetëm më e përçarë, por më e dobët dhe më e papërfaqësuar se asnjëherë më parë. Ajo është më e pashpresë, më e pamotivuar dhe në qorrsokak, që askush nuk guxon të drejtojë gishtin te problemi real.

Nëse në 2021 u pretendua se zgjedhjet “u shitën” nga Basha, çfarë ndodhi në 2025, kur Rama doli më i fortë se ç’ishte? Kush i “shiti” zgjedhjet kësaj radhe?

Premtimet për protesta të fuqishme, që nuk do të ishin më “xhiro në bulevard” si “në kohën e Lulit”, përfunduan me ndezje qirinjsh në shkallët e Kryeministrisë. Ndërkohë, falë këtij “revolucioni”, Edi Rama ka 83 mandate dhe një kod zgjedhor të ofruar në tavolinë nga të njëjtët që pretendonin se do ta rrëzonin.

Në këtë panoramë, nuk mund të trajtohet i shkëputur rezultati i Bashës në zgjedhjet e 11 majit. Ai u formësua në një terren armiqësor, të mbushur me fake news, linçime të vazhdueshme, sulme të organizuara, shpifje mediatike dhe bllokadë totale informuese. U zhvillua në një fushë të pabarabartë, ku njëra palë kishte në dispozicion asetet zyrtare të krijuara nga rezultati i 2021-shit. Pikërisht nga rezultati i kontestuar i Bashës. Sigurisht që Basha dhe njerëzit e tij duhet të bëjnë analizë dhe ta shohin atë rezultat edhe si një mënyrë për të reflektuar dhe për të nxënë mësime nga ajo që kanë bërë jo mirë dhe do duhet të kishin bërë ndryshe.

Mirëpo, sot ajo që shihet qartë është se “karma” politike e Bashës i qëndron si shpatë “kokës” së Berishës për të kërkuar llogari për atë që premtuan ringritjen dhe sollën fundosjen, duke u përballur me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre, të cilat dikur i kishin hedhur pa të drejtë mbi të tjerët.

Next Post
Vrasje, tritol dhe…/ SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut, dërgohet kërkesa pë gjykim në GJKKO

Pjesë nga dëshmia/ I penduari i drejtësisë Artan Tafani: Ja si eliminuam Elton Mermalin me porosi të Laert Haxhiut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

September 2, 2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

September 2, 2026
Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

September 2, 2026
U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

September 2, 2026
Lot, lule dhe qirinj në vendin ku humbën jetën dy të rinjtë në Vlorë, shokët: Na dhemb shpirti

Tragjike në Shkodër! Makina përplaset me motorin, vdes në vend 17-vjeçari

September 2, 2026
Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë për të përfituar!

Kompensimi i fermerëve përmes autofaturës, Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

September 2, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

PD akuza qeverisë: I shpalli “luftë” drejtësisë, u bllokon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve

September 2, 2026
Çelet thirrja e strehimit social, përfitojnë 847 familje në 22 bashki, për të riparuar çatinë apo izoluar muret

Blerja e banesave, bankat dhanë 50% më shumë kredi në korrik

September 2, 2026
Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

September 2, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Veliaj ka mandat dhe stilolaps, por a i përdor dot?!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com