Berisha po përgatitet për kontestimin e zgjedhjeve? Pyetja për dështimin e tyre, që mori më shumë duartrokitje sesa thirrjet për fitore! (Video)

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë dhe fushata ka hyrë në dy javët e fundit të saj.

Por duket se Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë nisur përgatitjet për dështimin e zgjedhjeve dhe kontestimin e tyre nëse humbasin.

Lakimi i skenarit të humbjes dhe kontestimit të zgjedhjeve u shfaq sot gjatë takimit që Berisha mbajti në konferencën “Global She” me CDI-Women, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga politikanët e partive të djathta europiane dhe nga disa vende të tjera të botës, që ai i kishte ftuar.

Ishte pikërisht momenti kur një nga gratë përfaqësuese së LDG-së së PD-së bëri një nga pyetjet teksa e lexonte nëpërmjet telefonit ku e kishte shënuar dhe që dukej si e diktuar.

Ish-eurodeputeti i CU-së, Elmar Brok, u pyet se “nëse në zgjedhjet e majit nuk respektohen standardet demokratike, a do të angazhohej ai personalisht në mbështetje të opozitës shqiptare?”.

Dhe ajo që ra në sy – siç shihet edhe në video – është se pyetja, që në fakt duket si një deklaratë disfate para zgjedhjeve, mori më shumë duartrokitje se ç’kanë marrë deri tani thirrjet entuziaste për fitore të Berishës.

Brooks u përgjigj se do ndërmerrnin masat e duhura nëse do të kishte shkelje të standardeve gjatë zgjedhjeve dhe apeloi që shqiptarët të mos e lejonin PS-në që t’i fitonte zgjedhjet. Të njëjtën përgjigje dha edhe përfaqësuesi tjetër, Antonio Lopez, Isturiz White.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com